Kjo foto bardh e zi,e shkrepur nga një diletant,i përket vitit 1985,por flet shumë.Flet për atë kohë që “mungonte”luksi,por jo shëndeti.
Trinomi diell,ujë,rërë,plus ushqimi e ajri bio,ishin motoja e jetës,pushimit dhe argëtimit.
Vëreni që s’ka sazllone( nuk di pse s’quhen minderlleqe) Hija improvizohej me ndonjë copë të bardhë me katër hunj,që e kryente funksionin;çadrat e hijes ishin luks.Por hija shërbente për kohë të shkurtë sepse dielli me ajrin e pastër,gjithashtu me ujin e rëren e pastër,të dhuronin shlndet.E kur dielli përvëlonte,kishte zgjidhje.Ikje në banesë,në atë banesë me kushte minimale dhe këthehej prap tek dielli,kur ai s’përvëlonte më.E këtu vazhdone argëtimi modest por shumë i shëndetshëm:futboll,volejboll,në tokë e në ujë,ecje dhe vrapime anës detit,personale dhe kolektive.
S’kishte lokale nate,por 3–4 klube,me raki,birrë e verë bio,me ndonjë meze të thjeshtë,edhe kjo bio
Nuk mungonte muzika,edhe kjo bio,që të relaksonte e të freskonte mendjen e shpirtin deri rreth orës 11 e të dhuronte një gjumë të thellë e të ëmbël.
Fëmijët rriteshin me lëvizjet pa pushim në atë ambjentë,që natyra u kish falë:diell,ajër,ujë,rërë dhe që njeriu i përgjegjshëm e mirëmbante.
Nuk e lypnin fare hijen fëmijet se freskoheshin në ujë,ngroheshin në diell,të shtrirë në rërë,e prap zhyteshin në ujë,s’kishin nevojë për leje të prindërve.Ky ishte rituali i tyre.
E për rrjedhojë flokët nga të zez u këtheheshin në kaf e nga të verdhë në të bardhë.
Darkave grumbulloheshim grupe–grupe mes miqësh e shokësh,me atë oshqime modeste e pije,gjithmonë bio dhe kënga e vallja ishte prezente.E nuk mungonin as batutat,bejtat e barsoletat e gazi vesh në vesh.
Puna dhe politika s’kishin teren në ato mjedise.
Nostalgji=mall…!? E sot ?