K O R O N A V I R U S I
Unë nuk kam aftësi të shkruaj poezi.Poezia është frymëzim,ndjenjë pozitive,por nganjëherë vështirësitë e krijuara të shtyjnë të shprehësh diçka ashtu si e ndjen në mënyrë reale.E tillë është kjo i thënçin poezi.
Erdhi nga Kina apo Amerika
S’po dimë gjë,veç na vdiq nga frika.
S’po dimë se me apo pa dashje
Veç kërdinë po bën me vrasje.
Është armik i padukshëm,thonë
Këtë e dinë dhe t’lindurit vonë.
Së t’ishte armik që duket
Njeriu shmangej veç prej tutet.
Ja vjen me sperkla apo nga ajri
Çka thotë i dyti,thotë dhe i pari.
Ka një vit boten ka pushtu
Njerëzimin e ka nguju.
Do ikin në verë-thonin shkencëtarët
Sepse kështu kanë ikë të parët
Por kjo murtajë gjithë verën fjeti
Sa u fresku prapë ambjent gjeti.
Thojnë po vjen mutacion i ri
Mos do lindë mutacion përsëri?
Shkenca prodhoi vaksinë më n’ fund
Vallë mutacionin vaksina e mundë?
Gjithë kjo shkencë që pushtoi qiellin
Gjithë planetin,përveç diellin
S’është e zonja që ta zadetë
Këtë murtajë që e prodhoi vetë?
Po gjithë këto fe që veç predikojnë
S’gjeten rrugë që ta ndalojnë?
Është e shkruar gjithçka prej Zotit
Pse janë mbyllë mbrendë kot së koti?
Priftërinj e hoxhallarë mos rrini mbrendë
Zoti është kudo,edhe aty ju gjënë.
E ju politikanë dhe shkencëtarë
Që keni nguju gjithë boten mbarë
Hiqni maskat,fytyren zbuloni
Se ju të parët e meritoni.
E populli i shkretë shumë i frikësuar
Jeton me vuajtje,ashtu ngujuar.
Dhe e di mirë se virusi shkon
Se Bota s’shuhet,jeta vazhdon.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Nostalgji nga e kaluara,
dhëmbje nga e tanishmja.
Duke jetuar realitetin objektiv sot në “Liri”do apo nuk do zhytesh në nostalgji për kohen e kaluar të diktaturës së proletariatit.
Sado që dikush përpiqet të baltosë të kaluaren e një shoqërie,e mirë apo e keqe qoftë,veçse njollosë shpirtin e tijëpor realitetin s’ mund ta tjetërsojë;diellin me shoshë s’ mund ta mbulojë.
E kam fare të freskët diten e parë të shkollës,kontaktin e parë me mësuesen,e cila,me shumë dashuri,më pyeti:Ti ke dy lekë në xhep,t’i jap unë edhe dy,sa bëhen? Dy,u përgjigja unë.Më pyeti prap dhe përgjigja ime ishte prap dy.Jo tha mësuesja 2+2 sa bëjnë?Dy i thashë sepse unë nuk kam dy lekë në xhep.Sytë e mësueses shkëlqyen nga gëzimi i përgjigjes sime të urtë,më përqafoi dhe përqafimi i saj më shoqëroi gjithë jeten.Ishin mësues që të edukonin dhe të mësonin me shumë pasion.Ishte vii 1951.
Sot në pension,në “Liri” më fyen inteligjencen indiferentizmi dhe arroganca e qeverive prej 28 vjetësh për problemin e arsimit:kaq shkolla u mbyllen,kaq përqind e nxënësve s’frekuentojnë shkollen,ajo shkollë u shëmb e për fat nuk pati viktima,40%e mësuesve mbesin në test,pedagog me grada pa shkollë të mesme,shiten e blehen nota etj.Kjo gjëndje s’është mangësi,por katastrofë.
Ju duket gjë e vogël problemi i ngrohjes?Mirë moral nuk kanë,po si nuk kanë turp pushtetarët e sotëm dhe ato të djeshmit që nuk sigurojnë kushtet minimale të shkollës.
Që nga viti 1951,në kl. të parë deri në 1967 që mbarova të larten,as edhe një rast të vetëm s’kam kaluar dimër pa ngrohje në klasë.Gjithashtu nga viti 1967 deri në vtin 1990,që kam drejtuar shkolla dhe grupime shkollash,s’kam guxuar të lë pa ngrohje qoftë dhe një klasë,qoftë një ditë të vetme.
Si mund të përqëndrohet nxënësi në mësim duke u dridhur;as buk s’të hahet duke u dridhur.
Kjo grevë e studentëve e shpreh shumë qartë situaten,arsimimin e dobët të tyre.Arsimi i lartë e ka burimin e përgatitjes që në kl. të larë.Ç’është ky ligj i arsimit të lartë?Nuk fillon ndërtimi nga çatia,por nga themelet.
Në vitin 1969 u emrove në fshatin turistik Vrith(Razëm)Një pasdreke filloi bora e parë dhe më gëzoi pa masë.Në mëngjez kish arritur një metër.Si i ri,i pa mësuar me boren,u tristova sa m’u duk sikur u izolova.Së bashku me mësuesit,që jetonim në shkollë,ndezëm sobat në gjitha klasat,duke menduar se do vinin nxënësit,që jetonin afër shkollës.Por në orarin e fillimit të mësimit erdhën 100% të nxënësve dhe zhvilluam mësim normal.Na informuan nxënësit se vetë fshatarët hapnin rrugën me këmbë në të gjithë fshatin,që fëmijët të mos mbeten pa mësim.
Ky është një apel për gjithë politiken shqiptare,në veçanti qeverinë që të mos i shkëpusin sytë asnjëherë nga arsimi se vetëm arsimi i ka përgatitur edhe ato për të drejtuar vendin.
Do ju kujtoj një aksiomë të Viktor Hygoit:”Sa më të fortë ta kemi shkollen sot,aq më pak do kemi nevojë për polic nesër”