13.8 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Elmira Tafa

Baba neska fal urat

O sa lezet që paska sotë
Baba neska mbushur plotë
Besimtarë anë e mban
Ulen në gjunj falin kurban
Mirë se vini besimtar
Të gjith në një shtator
Baba neska po ju pret
Të gjith në gjirin e vet
Asimi zemër bujarë
Gojë ëmbël dimër beharë
Tavolinën gjithmon shtruar
Baba neska e ka bekuar
Sa të lumtur ndihemi tek ti
Të puth pragun ndes një qiri
Ti o vëndë plot i begatë
Gjithmon na fal veç uratë

Tek kjo tylbe e bekuar

Ndër shekuj e uruar

Kush ka ardhur tek ti

Gjen gjithmon veç lumturi

Autore

Elmira Tafa

19,,07,,2021

“””””””””””””””””

Ëndërroj
Më pëlqen jeta se mohoj
Në çdo kohë të saj të jetoja
Breza me radhë t’i shikoja
Pastaj dhe unë të perëndoja
Të jetoj e qetë ëndërroj
Ëndërra të bukura pa mbarim
Si rrezet e hënës që ndriçojn
Që gjithmon falin shkëlqim
Ëndërra pa mbarim
Më vinë sot në mendje
Që nga lindja në perëndim
E kujtoj çdo hapë jeteje
Lindjen e diellit e shijova
Perëndimin e ëndërroj
Në çdo etapë jete shkova
Me nostalgji disa i kujtoj

Autore

Elmira Tafa

18,,07,,2021

“”””””””””””

Dil në dritare
Ç’është një zë që po këndon
Herë në portë her në ballkon
Është një zogë me zë të hollë
Dukej se e kishte kollë.
Zgjata kokën e shikova
Një pyetje ja drejtova
Po këndon a po vajton
Vall ç’po bën në ballkon.
Gjysëm zëri zogu foli
Më dhëm zemra kraharori
Kanarinën që shumë doja
S’ma la nëna t’a takoja
Dilë moj dilë në dritare
Mos u bëj moj gjynaqare
Dil moj dil seç gajasa
Nga sevdaja o seç plasa.

Autore

Elmira Tafa

17,,07,,2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.