18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Elvira Lani

AUTOPORTRET
Historikisht kam lulëzuar përmes hithrave.
Hithrat, hera-herës, s’më kanë lënë të ngre kokë.
Po çuditërisht, unë rimbija,
dhe lulëzoja akoma më fort.
Më bukur.
Hithrat s’gjenin qetësi.
Ndërsa shpaloseshin ca petale të mahnitshme,
aq sa,
thanin e verbonin çdo ligësi.
Lulëzoja, në bukurinë time rrënjëthellë,
me mirësinë që,
në çdo stinë të vitit,
petale të reja, oh, sa të bukura çel!
Historikisht ka qenë kështu.
E, ndoshta, kështu do të jetë.
Njjeriu, do të lulëzojë,
sado hithra, sado ligësi të ketë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.