7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Ema Bruci

Agim Fortuzi themelusi i Kinostudjos “Shqipria e Re” i filmit kronikal dhe dokumentar

Agimi lindi ne Tirane , me 06.02.1925 ne nje familje nenpu-nesish patriote.. Babai i Agimit,  Avni Fortuzi ishte mesues qe kishte hapur shkollat  e para shqipe dhe qe ishte dekoruar nga Kuvendi Popullor me dekoraten “Rilindas Shqiptar”..Po kush ishte Agimi?

Nje grup femijesh te moshes 12-16 vjecare, bij te puntoreve dhe zejtareve te frymezuar nga idete e rilindasve dhe te patrioteve te Shqiprise u betuan atje ne kodren e Saukut, prane flamurit kuq e zi se do te luftojne me fuqite qe kishin kunder armikut deri ne vdekje. Keta djem nuk i detyroj askush qe te dilnin perpara xhelateve dhe mjeteve te dhunes.i vetmi “urdher” qe i shtyu per te mare mbi supe veprime antifashiste ishte atdhedashuria

Gjashte djem te moshes 12-16 vjec krijuan grupin me emrin  DEBATIK . DJEM TE BASHKUAR TE IDEVE KOMBETARE.

Per nder te ketyre djemve eshte bere dhe filmi artistik shqiptar Debatik.

Agim Fortuzi ishte pergjegjesi i DEBATIKUT ne Tirane ai u dergua delegate ne kongresin e pare Antifashist  ne Helmas te Skraparit.

Shkollen teknike e kreva me 1945. Me von kam kryer liceun artistik “Jordan Misja” per dramaturgji.  Ne vitin 1947 me njoftojne se me del nje burse per te vazhduar studimet ne Çekosllovaki ne sektorin e kinematografise  (kino  operator). Keshtu mu ralizua endra ime tregon Agimi ne librin e tij Filmi Dokumentar. Ne vitin 1951-1952 une bashke me nje grup shokesh u derguam per specializim ne BS.

Mbaj 17 dekorata dhe cmime te ndryshme te luftes dhe te punes. Kam titullin e larte “Artist i Merituar” dhe kineast i shquar . Eshte autor i kater librave ku tregon hitorine e jetes se tij.

Ne vitin 1969 nderohem me titullin e larte “Artist I Merituar”

Ne vitin 1952 kam qene gazetar dhe beja pjese ne shoqaten e gazetareve te Shqiperise.

I armatusur mire ne teori dhe ne praktike fillova pune ne Kinostudjon Shqipria e re dhe pikerisht ne filmin kronikal dhe dokumentar.

1952 u inagurua Kinostudja Shqipria e Re .Çdo process tani kryhej ne vend .Çdo jave nje kino-ditar. Agimi eshte autori i 250 filmave dokomentare dhe Kronikal ne kete kinostudjo.

Kinematografija jone kronikale nis udhen e saj me ndjesine e pergjegjesise per te luajtur rolin e saj ne shoqeri jo thjeshte si mjet zbavitje e argetimi.Krijusit e pare te saj, entuziaste per cdo gur te vene ne themelet e ketij arti, me filmat e tyre moren pjese ne lufte per zhdukjen e anafalbetizmit ,kenetave, kishave e xhamijave. Ata ishin ne frontin e pare aty ku puntoret, fshataret  e ushtaret derdhin djersen dhe punonin si skllever, nen emrin e ndertimit te shoqerise se re.

Ne hapat e para te saj u ralizuan 23 filma dokumentare te mirfillte dhe 23 kinokronika se bashku me kinozhuenalet. Ne keto filma Agimi nuk ishte vetem operator por edhe regizor dhe operator zeri pra bente gjithshka vete.

Agimi na tregon per filmin e pare multi-plikativ ai eshte “Zana dhe Miri” ishte nje sukses per kinostudjon ne filmin per femije.

Ne vitet 1960 drejtoria e shikon te arsyshme te punoja si regjizor me filmin dokumentar dhe kronikal. Ralizova keto filma “Rini heroike”, “Me shume uje tokes”, “Helmas 1969”, “Ushtaret ne fushe”, “Nje dite me minatoret e Pishkashit” etj filma.

Agimi duke punuar me kamera ne dore i ra kryq e terthor Shqiperise nga Vermoshi ne Konispol.

Filmi qe i ka lene mbresa eshte filmi “SKENDERBEU” ralizimi i ketij filmi ishte nje lajm i gezushem per te gjithe shqiptaret. Per heroin tone kishim degjuar legjenda , historia kishte shkruar ne shkalle tregimesh e poezish.

Puna per realizimin e filmit filloj ne 1948 kur ne Shqiperi erdhi nje skenarist rus qe bashkepunoj me shume studiues te kultures sone. U thirem nje grup shokesh per te na ndare detyrat tregon Agimi, Agim Fortuzi ,Stavri Rafaili, Gjinovefa Hebendhe piktori Foto Stamo “Piktor I popullit” Mua mu dha detyra te fotografoja te gjitha vendet e betejave, kishat e vjetra te kohes se Skenderbeut. Tereni ishte Kruje,Lac, Shkoder Vau I Dejes, Berat, Lezhe.

Te gjithe na prisnin me shume gezim dhe na ndihmuan shume sidomos me gojedhanat, Legjenda te trasheguara brez pas brezi. Ne kete film jane perdorur karike origjinale te kohes se Skenderbeut, te dhuruara nga nje familje ne Mirditore .Ne kete film moren pjese ajka dhe kultura e shoqerise shqiptare . Filmi u ralizua ne nentor te 1953 dhe u shfaq me sukses brenda dhe jashte vendit ne te gjithe europen.

Pusi 542 ishte dokumentari qe pati nje sukses te vecante.

Nje fontane gjigande prej nafte dhe gazi. I shtangur shikoja ngultas dallgezimin e valeve te posit, dhe me von gjet e flakeve te posit qe zgjateshin vazhdimisht drejt qellit. Pran meje dhe reth posit dyndeshin njerez. Heroizmi dhe flaket perlesheshin me njera tjetren. Vazhdoja te zhiroja po i afroesha posit duke xhiruar me kameren heronjte qe i afroheshin grykes se posit. Si mund te frenohesha kur shikoja keta njerez qe kullonin uje dhe qe suleshin drejt vdekjes pa ngurim. Drejt grykes po afrohej eksplozivi per shperthim. Duhej shuar Fontana. Po ikte kot gjith ai gaz dhe nafte Nje ankth I vertete. Kam parasysh ing Rexhep Reka qe drejtonte sebashku me nje grup ing te tjere punen mes flakeve. Lenda plasese u vendos mbi pus…Kishin shtypur butonin kur ndodhi shperthimi

Fontana u shua.

Perqfime e britma gezimi heroizem i pa krahasushem. Pa kete kuader filmi mbi kete pus nuk do te kishte vleren e duhur.

 Operatorit  Agim Fortuzi ju dha cmimi “Artist i Merituar” Kurse regjizorit Ilo Pano dhe as operator Dhimiter Lako Çmimi i Republikes Klasi II.

Ne festavalin e filmit nderkombetar ne Prage te Çekosllovaki filmi mori cmimin e Pare dhe kupern e festivalit. Kurse ne festivalin e rinise boterore ku konkuruam me 105 vende te botes. Ky film zuri vendin e trete medalje bronxi.

Agim Fortuzi dhe tere brezi i tij meritojne mirnjohje e respekt nga tere populli yne per punen e artit titanik e qe padyshim kane vendin e tyre te merituar ne artin kinematografik shqiptar.

Ne librin DOKUMENTARI I FILMIT  Agimi flet me hollesi per Arkivin shteteror te filmit, kinematografine e Kosoves gjithe ky fond ka vlera shum te medha se perfaqeson etapen e historise te nje populli.

Nje tjeter liber i Agimit eshte dhe ai FILMI MUZEUM 1895-1952

(Nga aparati fotografik tek kamera)

Ne kete liber jepen emrat e pare te kinematografise shqiptare Pjeter marubi, Petro Fotografi, Kole Idromeno, Gjon Milli.

1897-1912 Shqipria dhe Vllezerit Manakis nen perandorine osmane.keto te ilustruara shum bukur me fjale dhe foto.

Ne kete liber nje vend te rendesishem zene dhe aktoret e pare shqiptare Aleksander Mojsiu Mojsiu i cili ne kohen e gjermanise naziste dergon kerkesen per te mare nenshtetesine shqiptare . Aleksander Mojsiu  lindi ne Trieste ne vitn 1880 ne nje familje emigrantesh nga Kavaja. Mojsiu shkon te punoje ne teatrin gjerman te Prages dhe ne 1904 punon ne Berlin me regjizorin e madh Reinhard. Mojsiu luan ne rolin e Hamletit te Shekspirit, “Kufomes se gjalle” te Tolstoit ne rol, qe shenon zberthim te thelle ne shpirtin e njeriut.. Sukseset e tij jane te pafundme . Ai luan filmin e pare ne Europe me ze “Fati i zi” te shtepise filmike gjermane Das Schacete realizuar gjate viteve 1912-1913 ”Syte e ole Brandisit” i ralizuar 1914. Ne vitin 1929 luan Hamletin dhe deklaron ne anglisht “to be ore not to be”

Per Aleksander Mojsiun Agimi ka bere nje dokumentar shum te suksesshem, ku ka xhiruar dhe ne teatrin e Vjenes ,na ka sjelle ne liber dhe shum foto ekskluzive te Aleksander Mojsiut ne rolet e tij.

Ne liber Agimi flet dhe per Kristaq Antoniun nje artist tjeter emigrant shqiptar i lindur ne Bukuresht ne vitin 1902. Gazatat ne Bukuresht shkruanin nje djalosh shqiptar, nje artist me cilesi te ralla u duk ne qellin e Rumanise

Per nje aktore tjeter shqiptare Eleni Qirisi vajza e pare shqiptare ne ekranin e madhe ne jeten artistike.

Na tregon dhe per folesin e pare ne Radjo Tirana, per kameren e pare amatore.te gjitha te ilustruara me foto eksluzive te Agim Fortuzit .

Ky eshte Agim Fortuzi Kineasti I shquar “Artisti Merituar “themelusi i Kinostudjos “Shqipria e Re”

Ky material eshte shkruar nga Psikologe Ema Bruci me kujtime, nga jeta dhe vepra e ketij artisti te madh .

AGIM FORTUZI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.