14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Emitaf Limani

//NGA DITARI//
Kohe, disi e shkuar.
Ne sistemin diktatorial.
Jo me te degjuar.
Pak a shume vite,
vete e kam jetuar.
Realitetin e pershkruaj.
Te embel dhe te hidhur.
Nje jete e kufizuar.
Nje jete e komanduar.
Por jo e paralizuar.
Jete ne levizje.
Vitet, shkonin e vinin.
Ndryshime sillnin.
Per mire, e per keq.
Suksesi i perkiste shoqerise.
E keqja, rendonte tek individi.
Liria e individit
Ishte e kufizuar.
Po si qenje njerezore,
leviste pa frike.
Siguri dhe qetesi mbreteronte.
Kujtoj gjera te bukura.
Qe na gezonin e lumturonin.
Po kujtoj dhe gjera te trishta.
Padrejtesisht, njerezit sulmoheshin.
Te deshpruar, te lenduar,
jeta behesh e paduruar.
Me aq, bukuria e jetes
nuk mbaron.
Me aq, shemtira e jetes,
nuk duron.
Kjo bukuri dhe kjo,
shemtire me shume kerkon:
E bukura do kultivuar,
E keqja do luftuar.
Une dhe shume te rinje,
ishim gonxhe te sapocelur.
Dielli rrezet, mbi ne i leshonte.
Petalet shumengjyreshe,
Te hapeshin kerkonim.
Me ngjyrat e bukura,
“mozaik” te krijonim.
Me nektarin tone,
“Arome” te kendeshme
te leshonim.
Mirepo valle….
E tere kjo “bukuri”,
E tere kjo “arome”
Ku do shkonte…?
Kush do e shijonte..?
Ishte ideollogjia famekeqe,
qe sundonte.
Dale-ngadale
rinia rritesh e venitesh
pa celur akoma,
fillonte te vyshkej.
I mungonte klima,
acari i ftohte,
ne vendin tone qendronte.
Eren e ngrohte te perendimit,
nuk e duronte.
Satelitet e sistemit,
kete ere e pengonin.
Muzike te huaj,
nuk duhej te degjonim.
Veshja uniforme,
njeri-tjetrin, mos e dallonim.
Talentet e reja,
teper te kufizuar.
Ketu vriteshin ndjenjat,
Arti dhe kultura,
qene me te sulmuara.
U be jeta me e veshtire
dhe e paduruar.
Ideollogjia famekeqe
mbizotronte.
Cdo gje e kufizonte.
Pakenaqesi e deshprim,
ne mase krijonte.
Te rene e pengonte.
Zhvillimi me tej,
Nuk shkonte.
Ishte nje arsye bindese,
Ndal..! I tha rinia.
Kjo gje me nuk shkon.
Zhvillimin e njerezimit,
sistemi e pengon.
Duhet hap rruge perendimit.
Modeli me i mire
Per shoqerine tone.
Cdo gje ta ndryshojme.
Lirine e kufizuar,
me “DEMOKRACINE”
do ta zevendesojme.
U tha..u be…
Realiteti qe po jetojme.
Te lire, askush
nuk na pengon.
deshirat tona te realizojme.
Ideollogjia perparimtare
eshte ne doren tone.
“PER DIJE E KULTURE
DUHET TE LUFTOJME”
Sot me shume se kurr,
eshte vlera me e madhe.
Qe i duhet njerezimit,
per ekzistencen shoqerore,
Qe te mos shuhet kurre….
Fatmira Limani (emitaf) 5 /11/ 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.