Me rastin e 76-vjetorit të genocidit grek, kundër Çamërisë, po sjell për ju një ese të shkurtër për Bilal Xhaferin, të shkruar para 10-vitësh.
Ditë të bukur miq!
Çmitizimi i atdheut nga Bilal Xhaferri
“Shqipëri 1976”
(Bilal Xhaferri)
Vend i vogël,
kohë e vogël,
rracion i vogël.
Errësirë e madhe,
frikë e madhe,
mjerim i madh.
Dhe rrugëve të atdheut,
si kukuvajka nën hënë,
leh e ulërin,
Gazi 69.
Atdheu nuk është miti i pathyeshmërisë së Unit të qëndresës, pasi Atdheu është i përdhosur. Çmitizimi i atdheut si “kopshtit socialist” në Adriatik, është nyjëtuar qartë në qëndrimin e pathyer të marrëzisë kolektive, dhunën, burgosjen, izolimin, shkretimin se “imagjinata” sipas “Psikologjia e turmave” të Le Bon që demonstroi: “se si për të qeverisur në mënyrë diktatoriale një shoqëri të masës, një udhëheqës duhet që pikësëpari të shfaqet si një “Un” i fortë përballë shumësisë së “Un”-eve të dobët të prodhuar nga një shoqëri e masës”, për të kuptuar se atdheu ishte aq i vogël, aq i kërrusur, aq i neveritshëm, saqë edhe kotësia vritej. Në poezinë: “Shqipëri 1976.” të poetit disident Bilal Xhaferri , përveç kohës së shkrimit (të njëmentë, 1976), koha artistike pothuajse është “fshirë”, ndoshta autori ka “vdekur” sipas Barthe-s, por qëllimisht është fshirë Uni i poetit, sipas Fraj-it, “poeti nuk definon fjalët e veta, por krijon fuqinë e tyre” më zgjon jo vetëm fuqinë shprehëse të poezisë në formë antonimesh: Vend i vogël, /kohë e vogël, /rracion i vogël. /Errësirë e madhe, /frikë e madhe, /mjerim i madh, kundrëvënia e çiftit antonimik [i/e vogël-i/e madh] e bën edhe më të frikshëm realitetin. Ndërtimi i poezisë, pa kallëzues, dygjymtyrësh [emër+ mbiemër], të përbërë nga fjalët kyçe emra si: vend, kohë rracion, errësirë, frikë, mjerim, atdheu, janë përcaktuese jo vetëm të foljeve mugesore, por edhe mungesa e mosshpresës për jetën. Togfjalëshi: si kukuvajka nën hënë, është metmorfora e Atdheut, në formë kukuvajke (zog vajtues) që i përshatet errësirave apo përcaktimi (nën hënë), është metamorfoza e vdekjes dhe jetës. Atdheu socialist rënkon nga ulërima dhe e lehura e makinës së frikës, që arrestonte çdokënd që mendontë ndryshe. Vargu: leh e ulërin, /Gazi 69., nuk është vetëm “survejimi Oruellian” por kjo makinë (markë makinë e sigurimit) është përbindëshi Cerberi që ruan Ferrin komunsite dhe leh e ulërin vetëm nënë hënë. Kjo metamorfozë e frikës e kthyer në zooformë, metaforë fantazmagorike, nuk e tremb poetin, se fati i tij duhej tashmë. Edhe tek poezia “Atdheu” poeti në enumeracionin e tij, epiteton atdheun si: dhimbje, kryqi, toka e premtuar, bukë e uritur, ëndërr, shpresë, varr, duke e zvogëluar aq shumë në formë litode, [një pikë loti]. Figurat tingullore si: aliteracinoi, [kohë e vogë etj.] asonancat, [Vend i vogël,/ leh e ulërin], konsonancat, [errësirë e madhe]. Fundja poeti beson në atë që ka cituar Seneka në Romën e lashtë: “gjithçka që ti dëshiron, ndodhet në anën tjetër të murit të frikës”.
P: S (duke pregatitur detyrën e kursit për teorinë letrare, por kursin e MND-së, fillova të shkruaj këto ese të shkrurta, si dëshirë për pasionin e madh të studiueses. Qershor, 2010).
Frymë jete!
Klithmojnë kohët e përhimta,
të udhëve me shtroje fjalësh,
në gremina dritash,
ëndërrat rrokullisen,
kokëprerë në lëvore drurësh,
si Elfët* shpirtlirë,
(mumurijnë zërat e jetës),
me kromozove të mykura!
Grimca Hyjnore,
përjetimesh,
vegimesh,
ngrehinash,
eshtrat e tokës,
shtroja të Zotit,
erëmojnë Njeriun rebel!
E piva atë gotën,
me mushit e perëndimit,
gotëplot e dehur,
spërkas muzgun e paemër!