Vërshërima e barit!
Duart e barit,
ledhatojnë pubisin e myshkët të drurëve,
me vagina të gjelbra,
që rrjedhin si kulloshtër,
bashkë më krifën njomë të erëbarit.
Frymëmarrja e barit!
Bota rrëkëllen kohën,
në këtë rrëpirë,
me mijëra bulktha,
flutura, miza,
më kamzhikë antenash,
mbulojnë gjurmët e këmbëve të jetës,
që rrokëzohen monopateve,
me pështyma pilivese!
Harlisur vesëbari,
në gjinjtë e ngrohtë të majit,
se pështyma e kërmillit, mban peshtafin e Tokës,
në stacionin e fundit të memecërisë,
dallëzohet,
shpupuriset,
paloset,
krahërohet,
vesohet,
pushrohet nga firoma e kosarit!
Karkalecat,
kameleonët,
pushtuesit barabarë,
shumëgjymtyrësh
qarkuan një gur,
një gjarpër që vizaton,
Diellin në rrugicën e blertë, vështrimet treten më përtej aurës së horizontit,
që mbyll brazdat e ditës,
si guackë,
në honet me lëkurëdheu,
(trenat e gjelbër që lëngëzojnë),
mbushin frymën e natyrës,
me push Lirie.
Mos e shënjo o gjurmëtar,
atë kërthi të njomë Toke!
@emitiranë. 15. 05. 2021

“”””””E dëgjuat?!!
Këndoi gjeli,
paska kënduar tre herë,
o ora ime egoiste,
si kafkë hamletiane,
natës i’a ke verbuar sytë,
nuk tingëllove,
që të merrja abdesin e fundit,
për lutjen e radhës,
por në llërën t’ime të majtë kishte mbetur një larë mëkati,
në të djathtën gjak nga Ponc Pilati…!
Ora e lutjes,
në një qoshe tjetër,
në adhurimin e vjetër derëkalbur,
kur lashë virgjërinë,
ma morën – thashë,
– Jo!, vetë e dhashë!
Gjeli këndon përsëri- përsëri,
gishtave pak,
rigon,
më paska ngjyer,
thonjtë.