Duan te me ndertojne nga e para, Gyter
Me syte e vdekjes kendellin qenien time
Si mallkim i paperfunduar
Duan te me veshin rrobat e tyre
Dhe frymen e tyre te ma fryjne ne vesh
Duan te me shkembejne me nje tjeter
Te bindur, te sojme, te brishte
Te me thyejne kockat qe rezistojne ende
Me percmimin e nje monedhe te vjeter
Qe mbahet ne goje pa tretur kurre
Duan te me sheshojne relievin, Gyter
Te me pajisin me nje manual perdorimi
E keshtu te jem e shitshme ne treg
Duan te me gelltisin
Pa kafshuar e pertypur
Dhe duan te mos bej ze
Por te tretem lehtesisht ne cdo stomak
Duan te jem e perkore, Gyter
E ti te heqesh dore se qeni ne mua
Truproje e viseve te mia te paluajtshme
Leng i lengjeve te mia qe s’derdhen kurre
Qeliza themeltare qe s’dihet nga vjen
Vec adhurohet nga frika e mosnjohjes
Ne shkretine me zot te shpikur…
“””””””””””””””””””””””
ishte shumë e thjeshtë, Gyter
ja, tek ishte ngrehina me mure vezëllitëse
(ne s’e vumë re që ishin mure!)
na lanë të ecnim nëpër kthina
dhe secili zgjodhi për veten çudinë më të ndërlikuar
gjërat e frikshme i bëjnë njerëzit shpikës, Gyter
përveç vdekjes
vdekja ishte shpikja më e madhe
por që s’erdhi dot nga njerëzit
e sollën zotat e vetmuar me vete
kurse emrat ua vumë ne
është e mbrapsht bota, Gyter
por mos u tremb
përveç krizave të çmendurisë
që ndodhin nga mëngjesi në darkë
apo marrëzia që të vë thonjtë në fyt çdo natë deri në të gdhirë
jeta është e gjatë
asgjë nuk ndodh me të vërtetë
sepse e vërteta është një bimë kacavjerrëse, Gyter
sa më shumë t’i afrohesh, ngjitet më lart
më e shumta që mund t’i ndodh njeriut
është të mbajë peng veten
në trup të dikujt që s’ngjan me të
kurse mendja përkundet në një fjali të vetme
që shpesh është toka ku mbillet çmendja.
dëgjoje këtë muzikë, Gyter
a nuk të bën të kuptosh se diku
shkretia është e populluar edhe me një qenie tjetër?
mbyll sytë
dhe veshët janë strehë e një ujdhese
që s’dihet në rrjedh apo jo
vetëm se të bën të shkosh e të mos duash të kthehesh
pa i fikur të gjitha lotët me zjarr
të një puthjeje
që e quaje të humbur…