16.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Era Nil

… të shoh nga George Pompidou
të shoh dhe syve s’u besoj
jam kaq pranë sot me ty,
ah sikur të zgjas gishtat
ah sikur të frymoj pak nga ty
lotët bien çurg si për çudi,
dielli nga lart më vështron
me një të veçantë drojë,
sikur ka frikë, lotët t’mi fshijë.
… të të trokas tek ty
oh, sa shumë dua
kjo zemër e ndryshkun e din, jo goja s’ma thotë mua.
… kërkoj fjalët, që më janë fshirë
dëgjoj zerin që më duket i harruar
thellë ndjej shpirtin tënd të gjallë, të pashuar!
… eci një hap drejt teje
të të shoh dhe syve s’do tu besoj
jam kaq pranë sot me ty, frymën ta ndjej si SOL shkruar në sytë e mi.
“””””””””””

Ti je dehja ime!
Ti je dehja ime
e mëngjesit
e pasdites
e mbrëmjes
e natës sterrë
pa yje.
Ti je dehja ime
ku eci sonnambul
mes ëndërrash
të mbushura me magji.
Ti je dehja ime
që më nxeh shpirtin
njëqind gradë celcius
sikur të kthej,
një, dy, tre, katër
papushim
glasses of Jack Daniel
me sy mbyllur.
Ti je dehja
e ëmbël
e syve të mi
dehja
e magjishme
e prekshme
apo e pa prekshme,
ti je dehje
kilometrash
distance
tokëhënë
e pafundmja, dehje
ti je dehje
e përshkueshme
apo e papërshkueshme.
……..
Ti je
dehja ime!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.