- Sepse të gjithë gënjejnë
Thonë atë çka u leverdis
Dhe të vërtetën as që duan ta vërejmë
As që duan ta kujtojnë
Dhe jeten si nje prrall mundohen me e qëndis
Dhe pse ajo bëhet shkak për çdo kompromis !
Çdo njeri ka nje botë sekrete brenda vetes
Vërtet çdokush që njihni e takoni nëpër botë
Nuk ka rëndësi sesa të shurdhër apo të mërzitshëm ata mund t’ju duken n’sipërfaqe!
Nga brenda ju vlojn’ mijëra ndjesi apo emocione , mendime, ëndërrime e eksperienca te pajetuara ..
Që ndoshta kurrë s’do bëhen realitet
Por ato shpresojn se kan ngjyrat më t’bukura
Ngjyrat e botes se tyre se brendshmi
Qofshin kto të murrme apo të blerta
Brenda tyre është një botë e paimagjinueshme nga askush tjetër, unike,madheshtore, e mrekullueshme, budallaçkë, mahnitëse!
Jo vetëm nje por qindra botë të tilla, ndoshta mijëra… dhe ju mendoni se e patë.. se e njohet
Jo, asgje nuk dini per askend!
As per të shkuaren, as per te tashmen as per tinezine qe ka arka e zemres se tyre!
Sepse:Te gjithe thon vetëm nje pjese te se vertetes
Duke lene te kuptosh dicka
Dhe nga pervoja kam mesuar
Qe pjesa e lene pa thene
Është perhere me e rendesishmja …!
E.B
2.Nata, kjo aleate e muzës
Edhe njerëzit “normal “,
Ata që s’dijn ta hedhin shpirtin ne leter
Kur kan nje kasavet
Natën e kalojn pa fjet
Tu vra mendjen, shpesh prej dikuj tjeter
Kur mua me ofendonte dikush
Qe e vogel kerkoja mbrojtje me sy
Nga mami
E kur ate se kisha afer
Strukesha ne nje cep vetëm
Dhe nuk mendoja te hakmerresha
Por thjesht prisja diten kur ai person do vinte tek un
Do kishte nevoje per mua
Per nje pale ngjyra, per nje kostum, per nje fustan, per nje shkumes
E tja shperbleja me t’mire te keqen
Kjo ishte hakmarrja me e madhe qe un si femij enderroja, imagjinoja…
Me kalimin e viteve… ndoshta edhe sot
Nese dikush me fyen per sinqeritetin tim
Nese dikush me fyen per faktin se jam e thjesht e shumë shumë e drejtperdrejt
(Ndoshta me shumë se ç duhet)
Pergjigja ime janë vec lotet
Por ve syzat dhe nuk e jap veten
Ama naten me vijn mijera replika
Male me replika furi
Te merituara, ne drejtim te tij
Si duket, truri im e perkedhel sedren time naten
E perkedhel egon naten
Por nuk hakmerret ndaj lendimit
Vec se ato “ofeza “ nepermjet fjales
I ben per te tjeret pjese te leximit
Fjalet e dala midis loteve, fjalet e sinqerta te shpirtit..!
E.B
3.
Kengen e kendon gjithmone i lendumi
Kjo bote moderne , ste fal sekondin
Por un te prita gjate, pertej trinomit
Dhembshuri- dashuri – shoqeri
Por si duket edhe kjo tu duk pak
E nuk e mendove dy here te kerkosh lumturin
Ne nje tjeter prag ..
Thon qe dashuria e vertet ska dat skadence
Ska per mua, jo per ty qe me perdore dhe mbase me braktise duke u kacavjerr pas
Kapricove te ndonje tjetre
Un jam me te vjetren, me klasiken, me moralin
Ashu si Lazgushi te thashe shume here kishte trinomin: shoqe, moter, e dashur
Jo per gjerat qe jane te konsumueshme, e nje perdorimshme
Ashu si shumë here te bera me dije se cdo te thot besnikeria me kembanen time te alarmit
Po ty tu duke e veshtire rruga e zemres
Shpirt im esht peng në ket shoqeri materialiste
Un do dukem perhere donkishoteske
I perkas nje tjeter vlere per rendesin qe I jap ndjenjes
I perkas pikerisht atij trinomi
Pra, tjeter dimensjoni ..