17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Fabiola Marku

 

FESTË

L'immagine può contenere: una o più persone, persone sedute, albero e spazio all'aperto

Bijë e mamës, o lule

hala e vogël je, shpirt

por

shumë pak qershore kanë mbet me t’mbulu me sende, lodra

Shpejt s’kanë me të pëlqy kto trende

Se të njoh,

ti je unë

O të pakten du të jesh sa pak

Që mos me lakmu lodra, shpirt

Asniherë

As sende,

as me pasë zili ndokend,

as me urry të tjerët pse janë ma nalt se ti, mam’

Po me punu fort e me arrit diça

Me kërku dashni, të pastë mama,

Me kërku njerëz,

me i dashtë ata,

me u falë dashni, e

nëse s’mundesh me u ba najherë mirë,

as keq mos u ban, të lutet mama!

S’kanë me të dashtë si unë, mos e harro

Të keqit iki

Kanë me të fy,

kanë me u lodhë me të ba me u ndje e pavlerë

Mos i ndij, ikju!

Janë të mjerë, qe ku po të betohet mama;

Janë të mjerë, pasha ty!

Janë të palumtun.

Mos i fajëso

A t’ka thanë mama se na njerëzit flasim atë që jemi?

Qe pra, ata vjellin vrer se atë shije kanë prej llumit nga ku jetojnë

Ti flit bukur, mamë!

Fliti dashnisë, paqes…

Kurrë mos ki turp pse je vajzë,

As kur të bahesh gru,

aq ma pak nânë.

S’ka shpikë Zoti krijesë ma me vlerë,

a e din?

I mbyll sytë e zonjushë më shfaqesh

Tuj më folë për andrra, dëshira

Tuj m’i këndu lumtunisë

Rritmu, e t’i bajmë dy fjalë bashkë

Rritmu,

të t’i fal mama dy këshilla,

tri lutje

katër kritika

pesë andrra t’pa pluhunosme e

nji jetë që NUK mbaron

Se unë s’kam me vdekë kurrë,

shpirt i mamës,

unë marr jetë prej syve t’tu

fryma që mi shtyn ditët më vjen prej kraharorit tand, mbështetë gjoksit tem.

A të thashë “Gëzuar 1 Qershorin?”

Festë e ke përditë, ti dritë!

Ja, shpejt ke me e vërejtë…

shpejt ke me kuptu, se,

festë âsht kur ka dashni,

si kjo që të fal mama ty.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.