15.5 C
Tiranë
E shtunë, 9 Maj 2026

Fadil H. Curri

N’GJUHË IDEALIZMIN
N’gjuhë idealizmin
n’shikim ardhmërin
n’trojet tona t’bukura
shkencën n’shërbim
kujdestare drejtësinë
n’gjuhë t’shkrimtarëve
t’thella vizione me ide
n’thirrje të lirisë dëgjim
n’vlerësime meritë
n’shkrim t’kulturës
s’artit edhe ekspozitë
zbrazëtit e jetës
mos t’na mbesin askund
n’referime për vargun tonë
imagjinata t’na mbretron
n’larushin e ngjyrave
n’kulturën tonë
çdo herë realizim
shkrimtari n’shkrim
e poeti n’recitim
o’njerzë të dashur
e t’lumtur të vendit tim
“”””””””””””””””””””

URIME DITA E NËNAVE
I.
Fjala nënë është më e shtrenjtë
Edhe në raste të mira,
Edhe në raste të vështira
Emrin nënë prore e citojmë.
II.
Kudo që të jemi dhe të shkojmë
Emrin e çmuar nënë, ne dot s’e harrojmë
Po me gjithë zemër e shqiptojmë.
III.
Nënat shqiptare edhe pse vuajten
Në jetë, në rrugën e drejtë kombëtare
Çdo here edukuan fëmijët e vet
Të jenë të dashur e pozitiv i mësuan gjithmonë.
IV.
Për nënat në diasporë, një këshillë e kam,
Fëmijët e vegjël gjithmonë t’i mësojnë
-Më të lumturit në mbarë botën janë
Ata-ato që nënat i ndihmojnë.
Bekojë të gjitha nënat O ZOT…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.