NJE MESIM I SOFISTEVE !( 102 )
Te punosh tere jeten me nder e dinjitet, te sillesh mire me kedo, te dhurosh dhe te ndihmosh te tjeret…..
E perseri veshtire te quhesh njeri i mire !
T’i besh dikujt 100 te mira , ai mendon se ti e ke per detyre ate qe ben !
Pastaj te mos mundesh t’i besh te 101-ten te mire .. menjehere etiketohesh i keq, bile i poshter !
Eshte shume e lehte te quhesh i keq.
Mjafojne 5 sekonda me nje sjellje jo te hijeshme, me nje mendim apo veprim qe nuk perputhet me realitetin dhe menjehere etiketohesh….
I KEQ !
Njeriu nuk lind i keq . Ai lind i pafajshem . Mbi te veprojne nje sere kushtesh e rrethanash sociale e familjare.
Sipas ndikimit qe ushtrojne teresia e ketyre faktoreve njeriu orientohet ne veprimet e tij te metejeshme.
Varet nga forca e trysnise qe ushtrojne mbi vetedijen e njeriut njeri apo tjetri faktor, qe percaktojne sjelljen e metejeshme te tij ne raport me faktoret rrethues.
Ne disa raste mjedisi familjar behet percaktues, por ka raste qe faktor percaktues mund te behet mjedisi shoqeror i te riut apo i te rese.
Kjo ndodh me teper athere kur pergjegjesia e ndikimi i familjes dhe i shkolles zbehen .
Ne varesi te faktoreve ndikues formezohet edhe personaliteti i njeriut. Ky personalitet paraqet ose nje njeri me sjellje teper korrekte , te kontrolluara dhe ne pajtim me moralin social, ose nje njeri qe stonon me normat familjare e sociale.
Ja keta jane faktoret qe sofistet kerkonin te kontrolloheshin nepermjet mesimeve te logjikes qe u servirnin nxenesve.
Shkolla tipike e sofisteve te vjeter ze fill me Sokratin.
Ai e bente analizen logjike duke perdorur nje subjekt dhe nje predikat.
Me keta dy gjymtyre te logjikes ai nxirrte konkluzione pohuese ose mohuese.
.
Sofistet synonin qe nepermjet shkalleve logjike ta conin bashkbiseduesin deri aty sa te pranonte ate qe kish mohuar me pare.
Sofistet thone se vetem fraksioni sekondes apo nje hap, ndan te mirin nga i keqi !
Kur meson si te arsyetosh, thoshte Sokrati, vetem athere e kupton se nuk eshte pasuria qe te ben te ditur, por eshte dituria qe te ben te pasur !
Ata u mesonin nxenesve artin e oratorise , por dhe aftesine per ti ngritur gracka mendimit.
Po jap dy shembuj se si sofistet i ngrene gracka mendimit :
Ti ,thone ata, duhet ta kesh ate qe nuk e ke humbur…
E meqense ti nuk i ke humbur briret ,ti duhet te jesh me brire !
Kur ti genjen dhe pastaj pohon se ke genjyer ti dhe genjen dhe thua te verteten……….
Sepse ne rast se ke genjyer nuk je genjeshtar, ndersa ne rast se nuk ke genjyer je genjeshtar !
Dikush i ka etiketuar sofistet si filozof, qe u mesonin nxenesve artin e mencurise se marre.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
( Rishikim i viteve qe kemi kaluar. )
Ne nje mugetire
Te kohes
S’e di valle
Si kam jetuar,
Mes luhatjesh,
Ndeshjesh,
Sfidash,
Per jeten
Qe kam kaluar !
S’ishte koha,
As rrethanat
Ne nje fshat
I projektuar,
Aty endrrat,
Aty ndjenjat,
Per ato
C’kisha provuar?!
Me mendime
Foshnjarake,
Emocionesh
Nanurisur,
Gjithcka desha,
C’enderroja
Shpejt u thyen,
Ishin prishur !
Mendimet
c’mi refuzoi
Dhe kush endrrat
M’i mohoi,
Me shum’ forc,
Dicka e desha
Cfare kerkova,
Pse vonoi?!
Pa kuptuar
Iken vitet,
O sa larg
Jeta me coi,
U perballa
Me shume sfida,
E verteta
Me ndricoi !
Jo cdo enderr
Eshte reale,
Te pa masa
Veshtiresite,
Hapi syte
Dhe shihe jeten,
Mat cdo gje
Me mundesite !
S’eshte cudi
Qe mund te ndodhe
Transformimi
Qe nuk pritej,
Eshte ajo
Qe mundesoi
Dicka te re
Qe te rritej !
E kthej koken
Duke pare
Mes kujtimesh
C’Kam qemtuar
Cfare arrita,
C’ perjetova,
Respekti
S’me ka munguar !
Hap pas hapi
Kujtoj miqte
Me ta
Sa mire kam kaluar
Jo s’harrohen
Veshtiresite
Asnjehere
Nuk jam dorezuar !
Tjeter forme
Perfytyrimesh
Mosh’ e re
Kish inicuar
Por vete jeta
Ka skalitur
Ate qe
S’ish projektuar!
Jeta te jep
C’ka rrethanat
Ligjerisht
Te imponojne
Dhe keshtu
Duke care dallget
Ate cka je
E KRIJOJNE !