19.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Fat-mire Zenelaj-Sopa

Ulërima e heshtur

Vraponte natën nën dritën e ftohtë të yjeve
mendonte se edhe ëndrrat po e braktisnin.
Kur ëndrrat e saj ishin veq të sajat ,
ato ishin vesa e mëngjesit në ditën e pranverës.
Vraponte nëpër pyje dhe fusha vetëm
dhe në heshtje dëgjoi pemët, dukej sikur po qanin
në një natë të pastër me yje, zëri i shpirtit të saj ulërinte
Mos qaj Zambak i bukur, qohu, lulëzo
ushqehu nga vesa e mëngjesit, qëndro përball të ardhmës, mos u dorëzo,
lejo të shpërndahet aroma jote, të cilës i je ndrojtur
duhët të mësohën me aromën e një gruaje
Të gjitha pemët kishin tashmë të drejtë
në këtë ankesë,
je bërë si një lule e vdekur në izolim,
frika ha petalet e rinisë tënde çdo ditë
thellë në shpirtin tënd i shohim fushë betejat e botës
dhe ëndrrat tua shuhën ngadalë në shtratin e vdekjes

Në netët e stuhishme shpirti të ulërin

ti paguan për fjalën e ndaluar

Zakonet e traditat fluturuan me ty

Flaka u shua, u bë prushë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.