KUR SHTËPIA SHNDËRROHET NË MUZE
Mbeti shtëpia shkret
Boshatisur nga vajzat e djemtë
Burrin ma mori plumbi i pushkës
Fëmijët më ikën nga tmerri i luftës
Muret qëndisur me fotografi
Disa kujtime djegur në gji
Flas e qaj si qyqe e vetmuar
Me zë gjumi me fotografitë në duar
Kur i hap dritaret e shtëpisë
Shikoj shtëpitë e tjera përball
Më mbyt heshtja e vetmisë
Shoh veç macen kur ngjitet në shkallë
Pëllumbat kanë kapluar dhomat e dyshemetë
Shtëpitë janë shndërruar fole për zogj
Zemra përgjysmuar për djemtë e lirisë
Fshati boshatisur nga fati i ardhmërisë
Të mjerat nëna më mirë që s’janë gjallë
Nuk i shohin shtëpitë të boshatisura
As fëmijët që ia shpërndanë nëpër botë
Nga rrugët e përgjakura në tym e barot
FK
5. 10. 2021
“”””””””””””
ARSYEJA E DASHURISË
Ne duhemi e njëri-tjetrit nuk i themi
Kemi arsye pse kaq bukur ndjehemi
Sepse dashuria është ilaç për shpirt
Nuk lejohen vuajtjet t’i bartim çdo ditë
E të duhemi pse duhet pasur frikë
Ndosha kemi arsye pse duhemi kaq fort
Mund t’i kemi edhe një milion dëshira
Për t’u dashur pse duhet derdhur lot
Nëse mungon ndjenja nga dashuria
Eh! Pra kjo është arsyeja
Nëse pritjet tona durohen çdo ditë
Njëri- tjetrit për t’ia puthur sytë
Në jetë nuk mjafton dashuria
Nëse shpirtit i mungon liria
Eh! Pra kjo është arsyeja
Nëse çdo natë në ëndrra takohemi
Duhemi e puthemi kaq fort shtrëngohemi
E pse mos t’i dhurojmë dashuri vetvetes
Ia vlen t’i paguajmë mëkatet e jetës
Eh! Pra kjo është arsyeja e së vërtetës
FK
6. 10. 2021