13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Fatmir R Gjata

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, lule dhe jashtë

Lutja e mjelmës
Më jep pak erë, erë e stuhi, stuhi e vlagë
Vrull edhe shi, shi edhe dallgë, të shëroj plagë
Më jep pak dimër, pak borë më jep, o perëndi
Të fluturoj, me krahë të hapur, të vij tek ti
E të këndoj, një këngë mjelmash, një këngë të thjeshtë
Më jep pranverë, verën të gjithë, me jep pak vjeshtë
E një liqen, të gjithë për mua, ta ndaj me ty
Të prek me krahë, të prek me pendë, të prek me sy
E le të vdesim, e të jetojmë, siç e dimë vetë
Çdo ditë nga pak, çdo ditë një puthje, çdo ditë një jetë

Fatmir R Gjata

“””””””””””””””

Triumf
Kur triumfon vullneti ulni koken te gjithe ne heshtje
marshoni dhe behuni kukulla te bukura qe dikush tu levize
kur triumfon vullneti harrojeni veten se sjeni me gjalle
vetem marioneta te bukura qe mbajne gjithcka ne kurriz
Kur triumfon ndjenja natyrisht do kete dy shtatore me pak
por mijra njerez te lumturuar do shihen ne sy te vaditur
atehere njeriu do quhet njeri e shtaza do quhet shtaze
dhe gezim i pakuptuar do tju pushtoje ashtu papritur
Kur triumfon dita e mbjelle gjate nates me yje te rene
ska nevoje per fletore e llogarira nen drite te henes
si nena qe dashuron jeten dhe femijet e saj perreth
dhe askush nuk dyshon e ska dyshuar kurre ne dashurine e nenes

Fatmir R Gjata

“”””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: oqean, qiell, jashtë, ujë dhe natyrë

E dua aq shumë
Duke filluar nga kujtimet e nesërme tani
Dhe pse do t ‘ i lë të lidhur me imbrunge
Flokët dhe qerpikët lëvizën me frymë
Mos më thuaj të planifikoj, mos më thuaj
E jotja nuk është ajo copë qielli ku unë fluturoj
Në një stilolaps të harruar që kalon
Nga një zog puplash të arta.
Do të filloj të di se si të urrej sublime
Dhe duke gërshetuar shqisat një nga një, ulur poshtë
Në një violinë me litarë të thyer në tangle
Derisa të shoh gojën hapur
Dhe duke parë petalet të zbulohen shpejt.
Vetëm atëherë do t ‘ ua tregoj engjëjve të vërtetën për ta
Dhe kur u bë e rëndë për ta fshehur.

Fatmir R Gjata

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.