“Kongresi i Lushnjes, Monumenti institucional” ! U mbushen 100 vjet nga data, kur me 21 janar 1920, filloi punimet Kongresi i Lushnjes. Kongresin e inicoi “Komiteti i Kosoves” dhe u realizua kur dhane mbeshtetjen tre personalitete, Aqif Pashe Elbasani, Abdi Toptani dhe Iliaz Vrioni. Mbledhjen e celi Ferid Vokopola i cili u zgjodh sekretar i perkohshem i kongresit. Komisioni i verifikimit te mandateve konstatoi se delegatet e mberritur nga prefekturat e Katundarite/Bashkite e Shqiperise, nuk perbenin shumicen absolute, prandaj i nderprene punimet, per te rifilluar me 28 janar. Kryetar i Kongresit u zgjodh Aqif Pashe Elbasani, zevendes kryetar Soitir Peci, dhe sekretar Ferid Vokopola e Kostaq Kota. Kongresi i Lushnjes, eshte “monumenti institucional”,qe i dha Shqiperise sovranitetin politik, per te themeluar pushtetet e Shtetit te se Drejtes, pasi shqiptaret per here te pare, pas 1912, i themeluan vete te gjitha institucionet politike e juridike te shtetit, duke rrezuar tezen se shqiptaret nuk kane aftesi veteqeverisese. Delegatet pas nje kompromisi politik krijuan “Keshillin e Nalt” me kater anetar, qe do te kryente funksionet e kryetarit te shtetit mbi normat me fuqi kushtetutese qe u emertuan Bazat e Kanunores se Keshillit te Nalte. Perfaqesimi me kater anetar u perkiste besimeve kryesore fetare. Aqif Pasha si bektashi, Abdi Toptani si myslyman sunit, Luigj Bumci si perfaqesues i katolikeve dhe Dr Mihal Turtulli si orthodoks. U krijua Keshilli i Kombit, qe me vone u quajt Keshilli Kombetar e Parlament, me 37 anetar, me kryetar gjykatesin e Shkodres Xhemal Naipi dhe qeveria e perkoheshme me kryetar Sulejman Delvina. Delegatet vendosen qe Luigj Bumci, Mehmet Konica dhe Dr. Mihal Turtulli, te cilet ishin ministra te qeverise se Durresit, te qendronin delegate te Shqiperise ne Konferencen e Paqes. Per te percaktuar formen e qeverisjes u vendos te beheshin zgjedhjet per Asamblene Kushtetutese, sapo te caktoheshin perfundimisht kufijte e Shqiperise dhe te njihej nderkomtarisht. Nje rol shume te madh ne Kongres ka patur Eshref Frasheri. Eshte fakt historik, se me Kuvendin Kombetar elita politike e Shqiperise abrogoi de fakto Vendimin e Konferences Nderkombetare te Londres, qe e shpalli Shqiperine Principate. Kryetari i Asamblese Aqif Pashe Elbasani i dergoi Konferences se Paqes ne Paris nje memorandum duke i paralajmeruar se nuk do te njihnin asnje mandat nderkombetar mbi Shqiperine, duke rikthyer sovranitetin e mohuar me 1912 me Kuvendin e Vlores. Kongresi u organizua pa nderhyrjen e faktorit nderkombetar. Pa mohuar rolin qe ka patur Anglia nepermjet konsullit Morton Eden. Keshilli kombetar eshte parlamenti i pare i Shqiperise i cili i filloi punimet ne mars ne Tirane e cila u shpall kryeqyteti i Shqiperise. Elita politike kishte kulture te larte politike e juridike,dhe pateritiotizmin e flakte, dhe nuk mund te kete krahasim me ate te sotmen e cila “shquhet” per prapambetjen politike,kulturore dhe amoralitetin politik. Po shkruaj librin per Trashegimine Institucionale te Shqiperise, prej 1920-1946 dhe kryetarin kolektiv te Shtetit ne vitet 1920-1924 dhe tetor 1943-tetor 1944. Kongresi i Lushnjes duhet ridimensionuar dhe duhet rivlesuar figurat politike te injoruara. Kjo ngjarje politike meriton te shpallet Feste Kombetare. Elmaz Sherifi