22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Fetah Maliqi

O DUHAN, O NIKOTINË
Ah, duhan qofsh i zi
Shumë e njeriu t´ka pi ty,
Shumë po pihët keqpërdorët
Shumë njerëzimit jetën more.
E tërë bota po të pi
Ty duhan më nikotin,
Më filëter e pa filëter
Gjakun tëndë po ta nxinë.
Arom e keqe ku do që shko
Duhan pirësit skan të ndal,
Lule kuqe në sakësi
Keni kujdes o, ju rini.
Sot rinia pot konsumonë
Pa kontroll tymos duhan,
Edhe xhepët jav zvogëlon
Nuk ju dhimbsët leku juaj!
Ah, duhan më nikotin
Pse kaq shumë të tymosin,
Shumë e zemratë i ke vra
Shumë nga jeta i ke nda.
Na ke nda na ke nxi
Gjakun më pamuk na ke pi,
Edhe barku flak po shkon
Kanceri n´mushkëri po hulumton.
Ah, duhan qofshë mallku
Shumë m´ke lodh e vjetëru,
Edhe asma pomë munëdon
Jetën time më shkatërron.
O, duhan i mirë nuk je
As një t´mirë nuk e ke,
Edhe kolli pomë kollitë
Zemrën time ma ka nxi.
Sa i ëmbël po na vjenë
As mend n´kokë nuk na lenë,
Për ca koh po të pijmë
Nga kjo botë po na fshinë.
Shëndetë t´mirë kush dëshiron
Mos tymos kurr duhan,
Ai që pi më mirë ta lë
Se më pas do bëhët vonë.
Pse duhan ty me tymos!?
A ka sot ilaq për ty?
Ilaq më i mirë ska ku shkon,
Më të shkel më dy këmbë…!
04.06.15
Hamburg
“”””””””””””””””

VARFËRIA FËMIJËVE JETIMË
Eh, si qe robëria!…
Dhe rezistencë kishte ngado,
u hap dhe lufta çlirimtare,
u hakmorr robëruesi,
ndezur shtëpi,
larguar nga vendi të gjthë,
meshkuj, femra, fëmijë.
Shumë shtëpi u mbyllën,
mjaft ikën, s‘u kthyen,
të tjerë u vranë,
shumë u zhdukën,
sa e sa jetima mbetën.
U harrua shpejt lufta,
gjaku që u derdh ngado,
vuajtjet e tmerrshme,
Kosovë Dardane, qëndro!
U harrua shpejt ëndrra
e një jete të mirë
e të të gjithëve.
Varret si s‘i kujtojnë,
me shpirt shkrumb u hapën?
Po shtëpitë e ndezura?
Lumin me rënkime, ofshamë
të vuajtjeve?
Kolonat e nënave, motrave,
Jetimat në djep e rrugëve?
Kosovë, kush nuk qanë
fjalët, idealet, ëndrrat,
betimet!
Ku mbetën gjenerata pa fund
që vunë gurë themelesh
të lirisë së pastër, të mirë
që vërtetë s‘e pamë akoma
të tillë?
03.06.2019
Hamburg
“”””””””””””

RRUGË E MARATONIT
Poezi dhe poema
LAVDI, VEPRËS SË PAPARË !
Lavdi veprës madhore të secilit që u flijua për një ditë mbi të gjitha ditët tjera, e cila edhe do. te lind patjetër në një moment kohe të pashmangshme!
Lavdia edhe ka puthitur shpirtin e të shenjtit të flijuar për faqet, duart dhe frymën e ëndrrave të secilit, që u bë, si mundi, copëra për të mirën e paevitueshme.
Kjo ishte, nganjëherë, uniformë e heshtjes.
Nganjëherë ishte lëkurë e grirë e heshtjes.
Nganjëherë ishte flakë e tërbuar e heshtjes.
– Shikoni, – na tha perëndia,- ky vend është i atyre që derdhën gjak, i këtyre që u bën copëra për të ndihmua këdo që mundën dhe si mundën, por është edhe i këtyre që hoqën të zitë e ullirit për të mbijetuar!
Perëndia vazhdoi:- Këtu ka ndodhur vrasje nga të huajt dhe nga këta që i keni te hundët.
Mos lëshoni pe, sepse kjo tokë nuk është e mjeshtërve të kukullave dhe e blerësve të tyre!
Kurrizi ynë u shtri dhe mbi të kaloi heroi, Mjeshter e ngritjes së shtatoreve dhe kureshtarët e argëtimit.
Moment që ka mbyllur dyert e dritaret me hekura dhe nuk sheh asgjë. Por duhet kapur syri një pamje patjetër dhe patjetër duhet rrënuar muret, ngado, ku janë e ku s’janë…!
03.06.17
Hamburg
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.