5.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Fetah Maliqi

 

ÇKA JENI ?

Të tëra vendet rreth nesh
morën toka shqipe….
sikur nga barku,
bishtin kemi blerë;
sikur nga sytë,
verbërin kemi shitur.

Morën dhe buzëqeshje
dhi e minjësh,
të të gjithave që ndjehen gjallë,
mbi.këtë tokë…
tokën time.

Aman, kjo tokë që s‘ më jep
te hanxhiu,
pa nënshkruar shtatëqind kasapë,
ditës verore më të bukur
në këto shtatëqind vjet.

Në të vërtetë,
dukeni sa të varfër,
ju, që nuk keni gjuhë,
nuk keni duar,
nuk keni këmbë,
nuk keni zë,
dhe s‘di, jo nuk di
se cilët ju jeni,
duke më kapërdirë mua
që mundeni !

Çka jeni ?
Qê keni futur veshët në leshin një metër,
dhe nuk ju brengos,
sa shumë po heq,
që nuk kam asgjë në jetë?

Ashtu si Atdheun,
na e bënë një grusht vend,
shkulën troje bashkë
me pjesë populli,
ngado Shqipërisë rreth…

24.01.2020
Hamburg

SHQIPËRI, KOSOVË KTHEJE RININË PAS

Tmerri më zuri
Duke shikuar,
Atë rini
Duke u larguar.

Duke ikur
Nga toka e vet,
Sikur s‘ka liri,
Sikur nuk ka shtet !

E ne luftuam
Për këtë dhe,
Te kemi tonën
Dardaninë Atdhe !

Se do ta braktisim
Mendja s‘na shkoi,
Mos ideali
Për ne mbaroi ?!

Nuk gjej qetësi,
Gjumi s‘më merr,
Ajo rini maleve,
Ajo rini në terr !

Thërras me zë,
Me zemër thërras:
Zgjohu: Shqipëri, Kosovë,
Ktheje rininë pas …!

17.01.2020
Hamburg

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.