
“Yjet e gjyshes,,
Ju dua shumë, o yjet e mi,
dy mbesat e zemrës, që ju kam dritë në sy.
Kjo javë që gjyshet nderon,
përqafimi juaj fort zemrën ma gëzon.
Dy rreze të ngrohta në jetën time,
me zërin tuaj të ëmbël, si këngë kanarine,
ju jeni pranvera ime në çdo stinë,
mrekullitë që më bëjnë të ndihem e ripërtërirë.
Teksa ju shikon Hëna,
për ju ka xhelozi.
Bukuria juaj atë e mahnit,
dhe gjyshen tuaj ajo e shikon me kërshëri,
sepse unë kam dy yje që më japin dritë.
Në çdo buzëqeshje tuajën gjej paqe,
në çdo përqafim – një jetë që nuk plaket.
Jeni për mua balsam dhe melhem;
për ju, gjithmonë e re unë do jem.
Çdo varg dhe fjalë të poezisë
e qëndisa me fije të mëndafshtë.
Penën e lyeva me shumë mjaltë
dhe ua dërgoj gjithë gjysheve
në botën mbarë —
ta kenë dhuratë, nga unë, me mall.
Urime, gjyshe, ku do që jeni,
në fshat a qytet, në zemra që s’flenë!
Ju jeni urtësia, strehë dashurie,
ju jeni bekimi i çdo familjeje.
Ju jeni, për nipër dhe mbesa —
vetë Perëndia.
Nje dite te dhe jave te mbare ju uroj !
Lapraka sot ne mengjez !
Si nje nuse zbukuruar ,
Me vello hijeshuar ,
Ne rrugicat e saj ,
Kane celur keto lule me arome ,
Kjo pra te dashur miq ,
Eshte e bukura Lapraka jone ,
Mua me duket si nje e madhe zonje
Me asnje vend nuk e nderroj ..