Atdheu lind në mërgim, ashtu si dielli në perëndim. Botëkuptimi i një njeriutë madh është gjithmonë mërgim. Dashuria ndaj të vërtetës farkëton apostujt efjalës dhe brumos mendimtarë të ndritshëm. Kështu mendoj se janë personazhet qëpo paraqes në këtë libër nga bota e lirë, diellorë përtej diellit, që e shndritën dhe efrymuan shqip shqiptarinë e shqiptarit. Shqiptarët e Amerikës i ka shoqëruarmosnjohja e mosmirënjohja. Siç e kam potencuar vazhdimisht, qëllimi im nukështë studimi i mirëfilltë, por t’u sjellë shqiptarëve të Amerikës dhe shumë tëtjerëve, që nuk ia kanë idenë e këtyre figurave, një informacion përvijues, përtejdiellit, që me rrezet e shpirtit të tyre, Shqipërisë i ngritën një monument të madh tëskalitur me daltën e dritës së syve. Sa thellësi europianizmi kishin këta njerëz, që ilindi toka arbërore e i dëboi, apo i vrau dora tradhëtore. Sot do ta kishte luksShqipëria emra të tillë, të pambërritshëm. Vrasja e dijes, është krimi më i madh ivetvetes. Asgjë nuk është një pushtim qoftë edhe perandori para kësaj historietragjike që ka ndodhur me këta shqiptarë, jeta e të cilëve jo e plotë vjen në këtëbotim! Ata e lindën Shqipërine e dytë ne botën e lirë, atë Shqipëri që duhej të ishtee parë ne vendin e tyre! Kontributi i shqiptarëve të Amerikës, ne fushen e atdhedashurise, patriotizmit,humanizmit edhe për luftë, ne botime, gazeta e libra nuk mund të matët as melartësine e malit me të lartë, as me lumin me të gjatë, as me lendinen me të gjere, asme gurin me të fortë, se ato ishin guri, mali, lëndina e lumi vetë, që vjen nga ditane ditë duke u shtërr nga mos kujtesa. Falë bekimit të Zotit kemi amerikane, që na iruajnë e gjalle e jeton trashëgimia e tyre. Një lule Zoti për ta! Jam ndjere shumëkrenar, kur kam marrë vesh se disa nga librat e mi janë ne librarinë e KongresitAmerikan. Një lule Krishti ne respekt për ta! Aty janë edhe personazhet e këtijlibri. Një lule Bibël në kujtesë e kapituj fletë Kurani për ta! Heshtja e tyre më bërigace që të zgjohem!Mësova shumë ç’ka pak unë dija. Paskemi shumë, për të mbërritur cepin eylberit shqiptar, të dijes dhe veprës së tyre. Mos i shkilne zjarret! Një lule zjarrivini në memorien e kombit, për flakën e zjarreve të mërgimit!Mbetëm pa ata, pa varret në adresa të humbura, shtrateve të zalleve e zabelevetë panumërta. Barrë e rëndë mbi supet e shekujve. Aty si gramafon i prishur gërhetkrenaria e krimit të politikanëve, vrastarë me thundra e patkonj. Martirët e fjalësdhe shkronjave na i kursyen lotët. Sidomos kohës së re që nuk dinë nga erdhi, kushështë dhe nga shkon. Lind e reja pas gardhit të kërthizës, mbi gjylet e mbushura me silikon dhe pas prapanicave që mbarsen si mullar bari. Nuk po din e reja ç’ka ashtvaji, që nenat ua thurnin me gjubnere shallin e luftës dhe të dijes. Veç loti i tyre, nëvarret pa emër shpërthen lule zemre, sa nga bari i thatë lind përvitshëm barin enjomë. Me vrasjen e tyre nuk e trasheguam lirine dhe fjalën, sa me gishterinjeflasim me hijen, tue na e mjegullue zanin si nje shami e zeze e mykur. Si mund tazhbëjmë veprën e pandreqshme të vdekjes?! Tue e mbjell çdo sekond një lulekujtimi. E ikim ne të vjetrit zalleve që fshehin legjendat me lojen e ylberit. Zalle tëlume, ku lajnë sytë mallet me ujin e pagëzuar të lumit të ikjes. Ju kujtohet Sioni?!Vetë shpirti i vrarë i martirit dhe dhaskalit është një shërbesë liturgjike, tek guri ikëndit kanë lënë një amanet, tek ata gurë që shtratin e lumit tonë ndërtojnë. Ulemnë gjunjë ta puth atë gur, se ka lidhje gjaku me atë flamur, ku martirët dorëzuantestamentet…. testament që ne i shkelim…këta martirë të gjuhës dhe kulturës nëbotën e lirë që u shkrinë si qiriri i Krishtlindjeve… po edhe në Amerikë, për të cilëtvazhdoj të shkruaj sa zallet të ma mbajnë frymën në lundrën e lumit me lot!