MALLI SHPIRTIT PËRVËLUAR..
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Kur jam ende i mërguar syrit loti s’ka për t’ju tharë Ah moj zemër, malli më ka marrë..!!
Shfletoj ditarin jetë, për të hedhur të rejat që ka ndodhur Sytë më dallojnë aq lehtë si po rrokullisen ditët, duke marrë netët me ëndrat mbledhur … Si togje fletësh, rrëzuar pemëve në stinë vjeshte.. Grumbuj fjalësh shoh, çoroditur ende të pa thëna.. Ngelur shpirtit si plagë të thara nga koha.. Ndjehem i cunguar, xhveshur Si pemët nga degët e krastitura për të formuar një kurorë të bukur.. Ky realitet i hidhur, na vret kur shohim çdo ditë po humbet tek njeriu një dinjitet.. Kërkojmë liri të fjalës, na mbyt shpirtin mjegullnaja kohës.. Liria pa derdhur gjak, nuk fitohet kanë thënë të parët tanë, duhet të mbahet, që të gëzohet.. Të shoh moj nënokja Shqipëri Në vite ke qëndruar si shkëmb graniti buzë atij bregdeti, Adreatik rrahur nga dallgë e stuhi.. Por erërat e jetës ta xhveshën xhubletën, moj nënokja ime Hallemadhja Shqipëri.. Janë këta politikanët e rinj lindur këtij shekulli, duan tju lenë në errësirë T’ ju marrin dhe atë pakëz dritë që ju ka ngelur.. Si majmunët, hidhen nëpër pemë Luajnë me popullin dhe me ty, kur i sheh nëpër tribuna parlamenti Zihen e grinden si zogjtë e korbit, kush ta marrë folenë.. Në jetën reale i sheh kafeneve Restoranteve luksoze të mbledhur trokasin gotat e fitores Mbi ty o popull, lënë në gjumë.. Ty moj nënë madhe, po të shesin dhe gurin e themelit, tek të huajt.. Se nuk kanë mender By..ë tu ndërtojnë për bukuri.. Të jesh ishulli i lumturisë Parajsa e vërtetë në këtë gadishull Ballkanik.. Mëndjen e kanë ku tu rrjepin atë lëkurë të rreshkur nga koha Ngelur shpirtit vetëm plagë.. Me rryshfete, dinakri dhe mashtrime Duan të pasurohen, të jenë më lart se Zoti… Kupës qiellore.. Në kurrizin tuaj o popull dhe ti e mjera Shqipëri.. E lodhur ndjehesh, në vite luftrash, përpjekjesh Raskapitur e cfilitur, nga kohët pa stinë.. Ngriju më këmbë o popull i mjeruar Çfarë pret më shumë, se varfëria të ka plakosur I humbur je nëse ri i heshtur Liria duhet fituar… Çfarosi këta të mallkuar Liderë lindur .. këti shekullit të babëzitur kur s’mendojnë për ty, as për nënë madhen Shqipëri.. Sytë u janë verbuar vetëm nga ajo e shkreta pasuri.. Nuk e dinë me vete s’kanë për ti marrë… Këtu mbi tokë do ti lenë.. Ti gëzojnë të tjerë.. Ah moj mike, penë artë më ngacmove shpirtin, këtij mëngjesi zgjuar Nga një shi vere, erdhur me shtërngatë Syrit loti ska për tu tharë.. kur jam ende mërguar Malli si vlagë qëndruar, shpirtit përvëluar.. Dheu nuk do më tretë …Nëse ti o vëndi im, s’ke për të ndryshuar..!!
Floriri Z Petra July 23rd, 2020.USA Të drejtat e autorit rezeevuar