Shkodra per mue asht poezi…
Djerse mallit qe bulzon mbi buzë,
kur ulun n’poltronen teme,
Tashma ne muzgun e jetes,
perftyroj rruget e saj intime…
E natyrisht,
persris n’heshtje emnat e tyne,
Mos me harrue asnji cep t’saj…
mbramjeve te gjata,
ndersa hana lozanjare m’veshtron…
e m’thote pershndes,
per ty qytetin tem…
e loti ndalet ngadale poshte synit…
Ndahet dysh,
Mall e dhimbje qe jam lerg,
E n’gzim qe t’kam, si nji anderr t’bukur, që m’shoqnon perher!
“””””””””””””””””””
Sot ndjej nevojë
për fjalët e tua,
si dikur…

t’i sjell me vehte;
t’i mbështjell
me pelhurën e kujtimeve
këtu, para tenxhereve
ku unë gatuaj,
që të më bajnë shoqni
në kët ditë dimnore shiu
kur dielli, sikur ka harruar
të ngrohë, me rrezet e tij…
Mijra fjalë
i mbaj me vete
në xhep, në çantë, në mendje
si një bekim tandin, të përjetshëm.
Për kur ndjej vetminë,
kujtoj buzëqeshjen
kur derën më hapshe
dhe sytë…oh, sytë e tu
që derdhin mbi mua,
një det fjalësh erëmira…
Këto sjell me vete gjithnji
Baba jem,
i shtrenjti jem…