10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Fran Tanushi

DHIMBJA QË THERË

kam dëgjuar të thonë
pandashmëria e ndarë
është utopi
edhe gënjeshtër është
gënjeshtër e kulluar
qe kalon leht edhe në tradhëti
dhe të tradhëtosh
cilën do pjesë të pjesës sate
tradhëti është
tradhëti ndaj vetës
ndaj asaj qe i takon
tradhëti e dyfishtë
qe dhimbshem therë

AJO QË DËSHIRONTE TË BËHEJ POETE

Shoqerohej me ansamblin e poeteve
atyre të sortës se ëndacakeve
asaj sorte që më shumë janë të dhënë
pas fustanesh të zonjave të vetmuara
qe pritja e përmallimit përditë i venit
për burrat e tretur larg
Se huqi asnjëherë
pa qenë pjesëmarrëse
në deklamim të vargjeve
me shpërthime ndjenjash
ngulfatje zemrash
për gjahtaret e zonjave të rënda

Matej të ia tejkalonte
edhe asaj zonjës me kapelë të kuqe
dashnorja e poetit plak
qe ekspozonte garderobë të shtrënjt
të cilat i shoqi ia sjellte dhuratë
nga dyqanet e modës parisiene
Endërronte të bëhej poete me famë
për të joshur poetin e ri
atë poetin qe më shumë ekspozonë
muskuj të fortë se sa vargje poetike
për zemrat e buta
të poeteve më ambicie

Ajo (që) dëshironte të bëhej poete

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.