15.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Fran Tanushi

ATO

Në pritje i teri vetmia
e në vetmi
ndrydhën kohën dhe vetën
u thanë nga zjarrmia
Në bashqen teme
pema e stinës lulezoj
Bojlitë boj’gjake
t‘skuquna n’gem
njomën buz‘t e përvlueme
që kand’shem langzojnë
“””””””””””””””””””
TABLO VERORE
Në vapën e zhegut atë ditë
zemrën diçka ta ngazëlloj
hijën lisave ua matje me hijën tënde
tek i druheshe diellit të pa gojë
Me ëndje përcillje perëndimin
dhe rrezët e harlisura mbi valë
që thyheshin si kristali kur bije
mbi pllaka mërmeri të bardhë
Zogjët që ngritën nga supet e tua
kufirin mes tokës e qiellit përshkojnë
kam frikë se po të ikin me larg
mungesa e tyre të përmallonë
Yjet se xhelozojnë hënën
pse qiellit mes tyre kur kalon
valëve të detit ua fal buzëqeshjën
simfoninë e tyre tek e dëgjon

“””””””””””””””

PA TITULL
shpirt vjerrun
shqisë shtjerrun
mendjën zog
symbyllas
luan lojën
udhëkryqeve
ti e mira e të mirave
që strukur rri
mes mjegullave që nxijnë

e përgjumur

mediton

më shikimin përdhe

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.