12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Fran Ukcama

KULLA E NGUJIMIT!!Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Theth,

Kulla e Ngujimit,

Historike,

Deshmitare e Kanunit Leke Dukagjinit,

Vetburgu i malcorit,

Tash brezave u flet,

Shmangunji ngatrresave,

Vyrtyte te parat,

Largoni sherret,

Mos prangosni lirine,

Nderoni njeri-tjetrin,

Jini Njerz!!!

“””””””””””””””

Kroni i Thethit

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Ne ane lumit djerge nga Maja,

Uji akull, qelibar,

Hurb prej shpirti,

Kthej ne kohe bjeshke,

Nder pishnaja,

Ne rinine qe pas kam lane,

Me mbet shpirti,

Shkri ne mall,

Ortek bore neper lugje!

“””””””””””””””””””””””

JA PSE MALI ME THERRET MUA!!!
Ku po me çojne mendimet sot,
Larg, larg ne Veri,
Mal, fronin e ka nje zot,
Detin une kam ne brinje…
Detin kush nuk e don,
Thone me shume Mbreti,
Une nje stan ne bjeshke kerkoi,
Aty zemra me mbeti!
Nje ortek, nje krua kristal,
Diku nen kunore bredhi,
Te degjoj nje kumbone ne Mal,
Nje kenge kinxhi, nje kenge edhi!
Te hurb tamel bore ne grushta,
Çetes verdhe te mbledh mjedrra,
Leje te marre n’ shteg te Arusha,
Yjet t’i vjel majave ne kreshta!
Ja pse Mali me therret mua,
Geni, gjaku, shpirti im,
Tuj lyp motet, prrua, me perrua,
Lyp rinine, qe s’ka me kthim!!
Eja bir, mua me thote,
Kembe e kry je ne shtatin tim,
Bjeshkesh, Vorr Fratit mbi Betoshe,
Ke lene emnin ne rrase e ne lis!!!

Para me dalin Ore e Zana,

Zhegun m’ shikimin me kumsht gjini,

Ame Parajsa, agu, mbramja,

Ku me shkri shpirti si ferngilli!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.