Dikush më pyet, ku mbet Rinia!?
Po, në brigjet e lumenjve,
Majave ku ngjitet shqipja,
Në kapercyll, nda mes shekujve!
Dikush më pyet ku mbet Rinia!?
Nepër banka dhe mbi Libra,
Andërra, drita, romantika,
Shpresa të njoma dhe te vyshkura..!?
Pyeti pra, Rinia ç’u bë,
Dallëndyshja e pranverës,
Shteg më shteg Atdheut, rënë,
Mesim punë, stervitje, trinom krye të herës..
Po Rinia mbet natyres,
Si ato lulet e egra,
Dashurive në dritë t’ pasqyres,
Një moral me norma të prera..
A ka shenja kjo rini,
A ka mbetë në mote të krisura,
!?
Oh, dhimbje, mall, dashuri,
Në maja balona të grisura!
Po ç’ do të thuash tash vonë,
Kohës shkruan testamentin,
Kthej në shtigje, meditoj,
Nuk e ndrroj me asnjë tjetër!!
Thua keshtu prej nostalgjisë,
A mos pak në mendim ke luajtur,
Jo, ishim të zhytyr mes marrëzisë,
Ishim të dashur,
shpirterisht të pastër, vorfnisht t’ lumtur!
Këtë rini sot nuk e gjën,
Është relike, muzeale,
Lule e egër gem më gem,
Marrë prej bjeshke rritë në vazo…
Ah, rini krejt e njesuar,
Në sjellje dukej si spartanë,
E bukur, shtatin tel lëshuar,
Falë një jete, në komandë!
Flas pra për rininë tonë,
Në kuadrate dhe në rreshta,
Lule, që kishte aromë,
Ah, sot pshtjellnajë janë ngatrruar brezat!!!
Sot as aromë, as ngjyrë, as identitet,
Trazuar koha, trazuar viti,
Të rinj vrull, nuk dinë ku venë,
Si peshq t’ trembur nga dinamiti!
Një rini pa të shkuar,
Një rini që s’din të ardhme,
Globaliste e pagzuar,
Mbi ajfona, diskoteka, pica, coca dhe sufllaqe!