19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 6 Maj 2026

Fran Ukcama

KY SHKAM!!!May be an image of natyrë, pemë dhe mal
Ky shkam flet rrallë,
Kurre fjala ne toke nuk i bie,
Shamia e lulueme ne qafe,
Kapuçi i bardhë mbi ballë,
Tirqit me gajtan, sa i kane hije..
Nje Zane me tha, a po e njeh,
Si bre a te kujtohet emni, bredhi me kaçurela,
Po gjyshi yt nguros tash peseqind vjet,
Ama e rraja, bash
Ukcam Leka!
“””””””””””””””

SHQIPERIA KOCKE E LEKURE NE CIFLITUR NE ZHELE…
Pesedhjrete vjet ata shkruan historine me griken e pushkes,
Tridhjete vjet keta e skaliten me topin e hajdutenise,
Shqiperia e gjora kocke e lekure,
Ne nderzhelun,
kampion te varferise..!!
Te pushtuar ne skllever shkrumb,
Si ne diktature, si ne demokraci,
Tash mbufatur i trup ahu ne lume,
Nuk shijojme as Paqe, as Liri…
Dhe Zotit kur i drejtojme ankesa,
Ai buzegaz na shkruan ne leter,
O pervujtesa, lutuni ne vendet e shejta,
Keta gezojne sot, ju me boten tjeter!
“””””””””””””””””

CURRAJ EPËR TI LEGJENDË UNË DISHEPULL
-poemë-
Curraj Epër,
Krye Gegni,
Kryeqiell,
Kryetoke,
Faculeten Kuq e Zi,
Flamur Arbni,
Nje shkamb Komb,
Krye e fund,
Gjergj Kastriot,
Historia ty të merr grykë,
Kombi të ka dritë të sytë,
për trimni,
përt urti,
për qendresë,
simbol liri,
për një sofër bukë e kripë,
për njat zemër diell e dritë!!!
Për një log,
kodër e kishë,
për ahishtë, kreshtat me pishë,
për kullat në thepa mbi,
karakollat e luftimit,
edhe kullën e ngujimit,
për Eposin ruajur në gji,
për një lum,
Qystek-sermë ne gji,
për një gur, për një pritë,
për më të hermen fabrikë,
at` të famshmen Venicë!!
Më djeg malli, shpirti zhari,
të ngjitem,
të falem te pragu,
të ngërdhuc gacat te oxhaku,
si nip jam të puth te balli!!
Prej teje kam deje shtati,
Kam në zemër në gurrë gjaku!!
Dhe nji gur aty me e pytë,
Po do thotë,
E kam nip në Prebibë,
Ky pra është letërnjoftim,
Me më njoftë ujku,
në bjeshkë e në vrrin!!
Për ty Curraj jam krenar,
Testamet në qiell kam lanë,
Prej teje pata nji Nanë,
Ajkunë emnin ia kanë thanë!!
Dren dotë bahem, kreshtës përpjetë,
Dua me të gjetë,
Me taku edhe nji herë pa dekë,
Me taku truall e amë,
Me taku rrajë edhe fis,
Me shplodh shpirtin, nën nji mriz,
Me ndigju Mirash Gjonin dhe fratin,
Lahute-liire si ne kohe te Homerit,
Rapsodite lidhe ne brina tediellit,
Me kuvend, Benardin Palin..
Me i takue trimat, dragonj,
Pesëqindvjet kush s`i nanshtroj,
Kollushan,
mriza me hije,
Lugjet, kreshtat, qafat kthye,
Fort ma fort se Termopile!!
Si zakon e kam gjithëkund,
Trojeve që i dua shumë,
në themel kulle me e marrë një gurë,
nje gur xixë për unuer,
me e ngul kryq në krahnuer,
Curraj Epër,
Shpresë dhe andërr,
Parajsa prej Zotit e falun,
Kurrë prej shpirti nuk të shkul,
Ti Legjendë, unë dishepull,
Nder e lavd,
Fresk dhe shpuzë
Djep edhe muzë!!
PARAJSA NË FLORI E LARË,
KU SHETIT NIPI ME DAJË!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.