7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Fran Ukcama

URATËN U JEP NJË KOMB !!!
-25 TETOVARËVE TË SHKRUMBUAR NGA FLAKËT-Mund të jetë një imazh i zjarr, ambiente të jashtme dhe teksti
Dhe unë në Fier rënkimet ndjeva,
Dhimbje shpirti ndjeva sot,
Oh si u banë shkrumb në ato sketerra,
Tetova , o zemër Komb!!
Ne të gjithë sot kemi gjamë,
Gjamë, llahtar, si në legjenda,
Çka ke rrufeja që ra mbramë ,
Pas la dekë,
Pas la dhimbë,
Pas la andrra edhe shpresa!!
Në ato flakë, ato vrastare,
Mbenë flakerimë njëzetë e pesë engjuj,
Çka me i thanë zemres një nane,
Kur lyp në prush vajzën e dekun?!!
Çka me i thënë sot Tetovës tonë,
Kesaj princore arberore,
Për këto vdekje, kryet shëndosh,
Gezofsh lindje, kurrë kso mortje!!
Pse o zot ky ke n’ kete mbramje,
A e pe,
Tragjedine pse s’e ndale!?
Sot shqiponja në flamur,
Kokën ulë, loton në zi,
Sot gjithë arbërit ulur në gjunj,
Moj Tetove
Kudo botës jemi me Ty!
O ju nëna, baballarë,
O ju trima tetovarë,
Zoti u thëntë forcë e frymë,
Me kalue këtë gjamë, këtë dhimbë,
Oh kete varre!!
O dektarë, ju të pa faj,
Ju të pamundur, ju doktorë,
Sot u kendojmë ju bash si heronj,
Uratën ua jep një Komb!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.