FALMESHENDETE N` TE SHUMTE MOTRA KATRINË…
Nuk mund te ngjitem te yjet,
aty ku veres ke shtepinë,
akoma nuk janë tha muret e kulles,
gelqere vjen era,
oh, nan mermeret e ndrituna në Cerrnicë..
Motra ime, e shejta,
ti kurrë nuk hoqe buzegazin nga vetja,
ti kurrë ngk hoqe fjalëmjaltin,
n` kohë t` amla e t` egra..
Ti motra ime e mira,
e paharrueme jeton brenda shpirtit tim,
desha te ndizja oxhakun me cunga bungu e krande,
te piqnim k` shtaja, n` fertere,
dy tre ftonj t`i sillja, pengu më mbet idhnim..
Falmeshendet motër,
ti vonë u vendose n` qytetzen e m`rrolun,
m` u baj shendete,nanes, babes, Dades, Sokolit, Tezes, Gjinit, vella Gjonit,
oh iku i ri, kollosi, dhimba e plaga e pasherueme,
medet e kuku për mue,
sa më mungoni, këtu kesaj tokes sipërme!
Ju kujtoj sa të rrnoj,
me ju çdo minut jetoj,
nis te kendoj, por vajtoj,
e bramsha bore m` bahet shpirti n` zor,
nji vullka, nji cunam n` krahnor..
Motër i bie telefonit tend,
e Lulashi, oh miku, dhandrri, kunati, bashkeshorti yt,
m` gjegjet,
fjala e tij me ngjan, dallgë Valbone dimni,
ushtimë dhimbje shpirti,
dy burra kryebardhë, unë kende, ai andej,
helmin mes fjaleve hamë,
Motër sa mall kam me ta ndie zanë,
shpesh harroj e tham, oh ta marr,
sa marr celularin përmendem,
e shfryj idhnueshem si ka i plakun n` lamë,
Nga Perendoria e vuajtjeve mbi Tokë,
po t` nis zemren time, si ftoi,
N` Perendorine e qetesisë, amshimplot,
motra e paharrueme Katerinë!!
“””””””””””””””””””””””””””””””””
ME E SHEJTA TROJE BETOSHA
Botes i sillem rrotulloje,
Kerkund s’ gjej ma te bukur Troje,
Se kjo e shpirtit, ama Betoshe,
Per burrni, per fare, per soj.
Djepi i dehun nder blerime,
Asht muze shpirti, gac frymezime,
Aty mbene breznite n’kushtrime
Mbet n’ lire trolli, rranje Arbnie,
Kush asht çike, djal, grua e burre,
Kush muar fryme, force ne kulle
Ka mbet shqipe, kreshte ne gure,
Krenarine e ruan ne muze..
Bashkekatundas fisnike trolli,
Ktheni Ames, me dashuni,
Nuk eshte Parisi, Londoni,
Muzeum , kater shekuj histori!!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””
DEKTARET E PA DEKUN
Ne Soishte te Betoshes,
Ne koder Cerrnices jane ndezun,
Shpirtnat yje,
DEKTARET e padekun..
Aty gjysh, stergjyshe, aty nana e Baba,
Aty ndezet dielli,
Aty kurre nuk shkimet hana,
Aty xhaxhai, vellai, motra e shtrenjta, kushuri, dashamir,
Aty homerike shfaqen rapsodite
Kanga e shekujve, gjama,
Gjithe thessri i mijievjeçareve,
Aty asht e kulluem ama,
prushi i pashkimun i oxhaqeve..
O dektar te padekun,
O te perjetm shejtor te Fisit Tim,
Dite Teshumten te kuqerreme,
E kam faltore, lot, himn..
Sa larg, me kambet lidhun,
Si nje UK ra ne kurth, ulurije,
Te Ju vjen shpirti krejt si pellumb djersitun,
Te kryet u thur nderlavdine,
E digjet si eshka ne heshtje pa tym!!