9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Gani Elezi

Te shkruajme

Mos pushojme se shkruari

Ndryshe, shume emra e pune te mira i mbulon harresa.

Sot per nje nga kuadrot e njohur te ushtrise sone, per birin e Mallakastres, komisarin goje embel e zemer mire,

Sabri Hazizi

Sabriu ka mbaruar shkollen “Skenderbeg” nje vit para meje , ne vitin 1964.
Ka mbaruar shkollen e bashkuar te oficerave “Enver Hoxha”, gjashte muaj para meje, ne dhjetor te vitit 1966.
Pas emerimit oficer, Sabriu ka punuar ne njesite e Korpusit te 7-te te Burreli. Ka qene drejtues rinie ne BrK te Librazhdit. Ne kete njesi dhe ne kete funksion eshte dalluar per pune shume te mire, per integritet te larte moral e profesional. Pikerisht per keto arritje, edhe pse ende i ri ne karrieren ushtarake, Sabriun e emeruan ne MM, ne Drejtorine Politike, ne sektorin e Rinise. Ishte nje detyre qe i dha mundesi Sabriut te njohe nga afer njesite dhe rrepartet e ushtrise sone, te njohe, sidomos, problemet e veshtiresite me te cilat ndesheshin te rinjte, ushtare e kuadro, dhe aktivitetin e organizates se rinise. Sa mbaj mend e sa kam degjuar edhe nga shoke te mi ne njesi e reparte te ndryshme ushtarake, Sabriu konsiderohej si nje nga perfaqesuesit me te pergatitur, me te zot e me te vleresuar te sektorit te rinise ne MM. Pas shkrirjes se Drejtorise Politike, ne kuader te masave qe u moren per eliminim e pasojave te punes “armiqesore” ( po e ve ne thonjeza me qene se sot ka mendime shume te ndryshme ne lidhje me keto masa) te udheheqjes se ushtrise, Sabriu u transferua ne detyren e sekretarit te Komitetit te Rinise te Korpusit te Pukes. Edhe ne kete detyre Sabriu eshte dalluar per pergjegjesi te larte dhe per efektivitet ne punen me rinine e korpusit. Eshte kjo arsyeja qe shume shpejt fitoi te drejten per studime ne Akadine Ushtarake “Mehmet Shehu”, Tirane.
Pas mbarimit te Akademise eshte emeruar ne detyren e komisarit politik ne Br25 K ne Tropoje. Nje detyre qe per nga rendesia ishte ne emertese te Sekretariatit te KQ te PPSH. Ne kete detyre e gjeta, ne korrik te vitit 1985, kur une u emerova komisar politik i D17K ne Puke.
Sabriu ishte nje ushtarak profesionist. I nivelit akademik. Ishte pergjegjes aq sa edhe komandanti ne drejtim te pergatitjes luftarake te brigades ashtu edhe te komandimit te saj ne situata luftarake.
Kete e kam konstatuar ne gjithe aktivitetin e tij e sidomos ne fushat e poligonet e pergatitjes luftarake ne SHLU, ne stervitje shtabi, komando-shtabi e ne stervitje me trupa. E kam konstatuar ne pranine dhe kontributin e tij ne masat e gatishmerise luftarake. Ne angazhimin e tij ne punen e madhe per realizimin e planit te fortifikimit. Ne problemet e disiplines ushtarake, ne ato ekonomike e kushtet e jeteses, etj.
Por, ne kete shenim do flas per Sabriun si Komisar politik. Sepse ne kete detyre me ka rene rasti te bashkepunoj me te dhe se ketu, ne kete funksion, ne funksionin e komisarit politik, e shikoj me te kompletuar, me te realizuar personalitetin e Sabri Hazizit. Me te realizuar jo vetem per arsye te specifikes se funksionit te komisarit, i cili pergjigjej per edukimin politik, moral dhe atdhetar te efektivave ushtarake, por me shume te puna qe bente Sabriu per ta permbushur kete pergjegjesi.
Komisari ne ushtrine tone ishte nje Institucion shume i rendesishem. Ishte nje institucion i barazvlefshem me Institucionin e komandes, komandantit. Nderkohe qe komanda merrej e pergjigjej per ngritjen e aftesive fizike, teknike e profesionale te efektivave te njesive e reparteve, komisari merrej e pergjigjej per forcen dhe qendrueshmerine morale te efektivave per t’u perballur me veshtiresite dhe rreziqet ne lufte. Ne te gjitha traktatet e luftrave thuhet se forca morale e nje ushtrie eshte faktor shume i rendesishem ne arritjen e fitores ne fushen e luftes. Eshte kjo nje nga arsyet qe institucionit te komisarit ( eshte quajtur eshe z/komandant per pune politike, shef i deges a seksionit politik, etj) i eshte dhene nje rendesi e madhe. Sigurisht permbushja e misionit te ketij institucioni edukimi varej nga aftesite e perushtimi i secilit kuader qe ishte ne kete funksion.
Pervoja ime si komisar politik ne disa njesi ushtarake me ka bere te njoh disa “modele” komisaresh. Kishte nga ata, edhe pse te paket, qe punen e tyre e konsideronin te kryer vetem duke permbushur programet e edukimit politik, programet e punes kulturore, emulacionin dhe afishimin e tabelave te ndryshme ne gjithe territorin e rrepartit. Madje pati disa vite qe puna e komisarit kuptohej e aq me keq matej me “skuqjen” e mjediseve te reparteve, zyrave, klasave, mencave, poligoneve me stenda nga me te ndryshmet, nje semundje qe e futi Gafur Çuçi, kur ishte shef e sektorit ushtarak ne KQ te PPSH.
Por, te shumtet e komisareve punen e tyre e matnin me gjendjen morale te efektivave, me gjendjen e disiplines, me nivelin e plotesimit te detyrave luftarake, te gatishmerise, fortifikimit, etj. Sigurisht duke mos nenvleftesuar as format e permendura me siper. Sabriu ishte nga ky modeli i dyte i komisareve.
Sa kam konstatuar ne vitet qe kam bashkepunuar me Sabriun, per ta permbushur pergjegjesine e tij ai i jepte rendesi disa puneve.
Punes me kuadrin. Mbante nje evidence shume te sakte te plotesimit me kuadro. Te kualifikimit te tyre. Te problemeve e veshtiresive qe paraqiste secili prej tyre. Punonte shume me kuadrot. I vleresonte. Mundohej sa te ishte e mundur t’u plotesonte edhe kerkesat e tyre, sidomos kerkesat per transferim ne njesi e reparte ne qytetet e rrethet nga vinin. Edhe ata e donin dhe e rrespektonin shume.
Sabriu i kushtonte vemendje te madhe edhe punes me ushtaret. Me ushtaret si pjese te efektivit te brigades por edhe si te rinje, si pjese te organizates se rinise. Si edhe me kuadrot edhe me efektivat, me organizaten e rinise kishte njohje te plote. Njihte perberjen. Njihte problemet, veshtiresite e çdo efektivi. Njihte drejtuesit e rinise. I motivonte ata per pune me te rinjte. Shpesh kur shkoja ne brigade e gjenja ne takime me drejtuesit e rinise.
Si sekretar i Byrose se PP ne brigade, funksioni ne linje partie i komisarit, i jepte rendesi punes me organizaten e partise dhe me komunistet. Ne kete drejtim ishte vete i pari. Por, edhe ne kete aspekt Sabriu dallohej per nje pune me efektive. Punen e organizates se partise, rolin pararoje te komunisteve me shume se te disa parime teorike e shihte te puna e secilit anetar partie ne realizimin e detyrave te pergatitjes, gatishmerise luftarake, te disiplines, gjendjes morale te efektivave dhe te kushteve te jeteses per ta.
Sigurisht i jepte rendesi edhe formave te tjera te punes edukative. Oret politike. Punes kulturore. Punes me librin. Emulacionit, etj.
Punonte shume me terrenin. E njihte shume mire gjithe rrethin e Tropojes, sidomos zonat, ekonomite bujqesore e ndermarrjet ekonomike ku plotesoheshin rrepartet e brigades. Njihte mentalitetin e e seciles zone. Dhe mbi kete baze ndertonte edhe bashkepunimin me organet e partise, pushtetit dhe ekonomise. Madje, mbi bazen e kesaj njohje me pat dhene edhe mua disa “keshilla”.
Ne takimin e pare, ne nje dreke prezantimi me kuadrot e njesive te disllokuara ne Tropoje, duke ngritur dolli per mua, duke me uruar sukses tha- ne kete rast dua t’i jap nje keshille komisar Ganiut. “Me Tropojanet duhet bere kujdes. Me shume duhet t’u nxitesh krenarine.
Per te metat, mosrealizimet duhet folur ne takime me te ngushta. Ne takime me kuadro apo me anetare te PPSH”. Kishte te drejte. Tropojanet te tille ishin e jane. Jane teper krenar per historine dhe karakterin e tyre. Une e kam mbajtur parasysh kete “keshille” te Sabriut.
Shkonte mrekullisht mire me komandantin e brigades, me Behar Xheken. Madje, ky fakt eshte çka e veçon Sabriun nga shume komisare te tjere. Plotesonin, kompesonin shume mire njeri tjetrin. Ishin dy faqe te nje medalje. E kam shkruar edhe te statusi per Beharin. Nje miku i tyre, edhe imi me tha se ata ” ishin si komisar Memo dhe komandant Rrapo ne romanin e Driteroit “Komisari Memo”.
Behari e vleresonte punen e Sabriut. Shkonte shume mire me te. Madje, perkunder funksionit te tij si komandant dhe natyres se tij, ne dukje te serte, e degjonte, i “bindej” komisar Sabriut. Me kujtohet çfare me tha njehere nje kuader kryesor i shtabit te brigades. Gjysme shaka por e vertete. Ne nje takim kuadrosh, ne te cilin analizohej puna e komandes se nje reparti, ne nje analize me tone te ashpra, mund te merrej edhe mase ndeshkimore, Behari ne fund i drejtohet Sabriut. Keni ndonje mendim ju shoku komisar ? Sabriu, qe nuk ishte prononcuar deri ne ate kohe thote- po ja, t’i leme pak kohe ne dispozicion t’i permiresoje keto mangesi per te cilat foli komandant Behari. Pastaj e shikojme se si do veprojme. E, po mire, thote Behari. Keshtu e leme. Dhe i drejtohet kuadrit per te cilin diskutohej. Çfare t’u bej juve. Ju me fusni mik komisarin, “kalemin e perendise”. ( dmth perfaqesuesin e partise, por edhe shokun, mikun e tij me te mire). Sigurisht, ky nuk eshte vetem nje rast kur komandanti i “ashper” dhe komisari i “bute”, “kalemi i perendise” e gjenin gjuhen e perbashket. Kane punuar shume bashke, kane perballuar detyra te veshtira dhe ia kane dale mrekullisht ta mbajne brigaden ne lartesine e detyrave qe shtronte mbrojtja e vendit.
Une e kisha lidhje te veçanta me Sabriun. Si nga fakti se ishte anetar i KP te divizionit por edhe se komanda e Br25K ishte ne Bajram Curri, fare prane komandes se divizionit. Pra kishim mundesi te takoheshim me shpesh e te bashkepunonim. Kete ma lehtesonte fakti se ishim shoke qe ne vitet e shkolles “Skenderbeg” por edhe natyra shume bashkepunuese e Sabriut. Me pelqente, e gjeja te vlefeshme, ta pyesja per shume probleme. Qofte per probleme te edukimit te efektivave, te punes se organizatave te partise, çka ishin pune tona funksionale, por edhe per pune te komandave, per probleme te stervitjes, gatishmerise, disiplines, te bashkepunimit me terrenin, etj. Ne çdo rast Sabriu kishte njohje dhe ide te mira.
Sabriu nuk ishte partizan i masave te ashpra, masave te renda. I shihte keto me shume si masa per te nxitur reflektim dhe permiresim te punes se kuadrove te reparteve vartes. Edhe kjo cilesi e kishte bere ate shume te dashur e te rrespektuar te masa e madhe e kuadrove dhe efektivave ushtar, rezerviste e te punonjesit civile te brigades. Kete veçori e manifestonte edhe jashte brigades tij. Shpesh, kur shkoja per takime, inspektime ne njesi te tjera, psh ne brigaden e Pukes, te Krumes, ne Regjimentin e AT ne Tropoje e merrja me vete. Edhe kur shkoja ne Br25K te Sabriu merrja komisarin e BrS, Elmaz Ligaçin, komisarin e Regjimentit te kembesorise malore, Enver Bakiu, etj. Me pelqente te isha me nje nga komisaret e njesive te divizionit, per shkembim pervoje por edhe per t’u konsultuar. Mbaj mend nje rast te veçante. Aparati i KP i divizionit kishte bere nje kontroll per punen e organizates se partise ne Regj AT ne Bajram Curri. Me qene se do shkoja ne Tropoje mendova t’i punoj vete konkluzionet e ketij kontrolli. Ne fakt sa i kisha hedhur nje sy ketij materiali. Ne Bajram Curri takoj Sabriun e i them eja te shkojme te komisar Agimi (Sera) meqe do t’i njoh me konkluzionet e kontrollit te aparatit te KP. Shkuam ne Rrogam, ne nje nga GrA te Regjimentit. Fillova ta lexoj materialin. Nderkohe degjoja murmerima mosaprovimi. Ne fakt as mua nuk po me pelqente brendia e materialit. Mu desh te ndalem e t’u them pjesmarresve. Une jam ketu vetem per t’ua lexuar. Sigurisht ne fund do t’u degjoj edhe juve. U binden se komisari i divizionit nuk kish ardhur me “shpate” te madhe. Vete evidentuan edhe me shume verejtje. Ne fund i porosita t’i shikonin mire e t’i korigjonin keto te meta. Kur u larguam i them Sabriut- si thua komisar Sabriu. A bera mire qe i qetesova pak artilieret e Gimit ? “Bere shume mire, ne tha. Me kete material qe kane pergatitur ata te aparatit keto artilieret e Agimit jo vetem duhej perjashtuar nga partia por duhej te futeshin ne burg. U thuaj qe te mos shohin vetem zi. Vetem fakti se rrine 24 ore ne 24 me ushtaret, eshte sakrifice qe duhet vleresuar”. Kishte te drejte. Sabriu e perjetonte me pergjegjesi realitetin e jetes se perditeshme te rreparteve ushtarake.
Kjo sjellje, kjo metode pune, rrespekti dhe dashuria per njerezit, mirekuptimi me ta, nuk ishin vetem çeshtje parimore. Nuk kushtezoheshin vetem nga fakti se Sabriu ishte ne funksionin e komisarit politik. Lidhej me karakterin, me edukaten, me formimin e tij qytetar.
Jashte punes, Sabriu ishte nje familjar i perkushtuar. Nje bashkeshort, nje baba i mrekullueshem. Ne shoqeri ishte edhe me shume. Ishte hokatar i madh, “usta” i tavolinave miqesore. Muhabetçi i rralle. Mjeshter i dollive dhe i urimeve. Ashtu edhe i “ndeshkimeve” per ata qe nuk i zbatonin rregullat e tavolinave. I veçante edhe ketu.
Vitet e fundit ishte komisar brigade ne Vlore. Vite te veshtira. Vite ndryshimesh te medha. Vite kur vihej ne prove edhe karakteri i ushtarakeve. Sidomos karakteri i kuadrove te larte te ushtrise. Jo pak nga keta kuadro u tjetersuan plotesisht. Per interesa karriere, per interesa materiale a per lidhje politike i rane hasha, madje e poshteruan, krijuan alibira per te kaluaren e tyre ne rradhet e ushtrise. Te tjere, pavaresisht nga balta qe u hodh mbi ushtrine, historine e saj, mbi punen dhe kontributin e tyre, nuk e leshuan veten. Nuk i rane hasha as ushtrise, as punes e kontributit te tyre. Per te mbijetuar pranuan te bejne çdo pune, edhe pune krahu e shume te lodheshme, por nuk pranuan te bejne lojen e kinse demokrateve, kinse antikomunisteve qe erdhen ne krye te shtetit dhe te ushtrise. Keshtu beri edhe komisar Sabri Hazizi.
Ka vite qe nuk jam takuar me Sabriun. Hera e fundit ka ndodhur ne mars 2008, ne promovimin e librit tim “Kur Pergatiteshim per Mbrojtje”. Kam pyetur. Kam mesuar se jeton ne Vlore dhe eshte mire, familjarisht.
Besoj se do takohemi. Si thone, mali me malin nuk takohen. Njerezit mes tyre gjejne mundesi te takohen. Shpesh, i takon edhe rastesia.
Shume urime i dashur miku im, komisar
Sabri Hazizi.
Gani Elezi.
Elham Pasha, Telo Allajbeu dhe 60 të tjerë
15 komente
1 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.