Shumecka mund te na ndodhe.
Ka rrezik te vije nje dite kur:
Ne Shqiperi e ne trojet shqiptare te mos kete me shqiptare.
Te mos flitet me per troje e per komb shqiptar.
Gjuha dhe kultura shqipe te “arkivohen” ne historine e gjuheve dhe kulturave te aksh populli, ne aksh kohe a aksh shekull. Te mos kete me shqipfoles. As kenge, valle, doke, teater e filma shqiptare. Te gjitha keto te kthehen ne relike te nje kombi qe ka gjalluar dikur ne kete rajon. Ne Ballkan. Ne brigjet e Adriatikut e te Jonit.
Keto pyetje duken si te pakuptimta, madje ndjellakeqe, por eshte e domosdoshme te perballemi me to dhe t’u japim pergjigje.
Nuk eshte habi, nuk eshte e pamundur te vije nje dite e tille.
Ka disa fenomene qe na bejne t’a marrim seriozisht mundesine e kesaj dite. Dites se mos ekzistences tone.
1.Emigrimi ne mase i shqiptareve jasht e larg trojeve te tyre. Sipas disa te dhenave afro 1.8 milion shqiptare tashme kane emigruar. Jetojne e punojne ne vende te tjera. Largimi i shqiptareve, ne Shqiperi, Kosove e troje vazhdon me ritme te frikeshme. Vetem ne vitin 2021 nga Shqiperia jane larguar afro 40 mije (38 mije) shqiptare. Nga 2011 deri 2019 nga vendi yne jane larguar 360 mije persona. Popullsia reale ka rene nga 2.8 ne 2.4 milione njerez. Ne 10 vitet e fundit 7.5 perqind e popullsise eshte larguar. Me nje mesatare te tille largimi munde t qe, brenda nje dekade, ne Shqiperi te kete me pak shqiptare se sa ne mergim. E njejta situate eshte edhe ne Kosove e ne troje.
2.Pakesimi i popullates edhe ne Shqiperi e troje. Per nje varg arsyesh, si ulja e numerit te lindjeve, rritja e numerit te vdekjeve, ndryshimet ne strukturen e familjes, etj popullsia ne bote ka tendence te pakesohet ne menyre drastike. Sipas nje studimi ne vitin 2100 Shqiperia nuk do jete me shume se 1.3 milion banore. Ky fenomen, pakesimi i popullates, do preke edhe Kosoven e trojet shqiptare ne Ballkan.
3.Popullimi i trojeve tona me popullata te tjera te ardhura ketu per arsye te ndryshme. Nga luftrat. Per t’u larguar nga rregjime tiranike e kriminale. Nga urija. Nga ndryshimet klimatike. Nga epidemite. Si fuqi punetore, etj. Edhe keto dite degjojme shpesh per force punetore, krah pune qe vijne ne Shqiperi nga vende te tjera. Kryesisht nga vendet e lindjes se afert, te mesme, por edhe nga vende te Afrikes. Do ndodhe fenomeni i zhvendosjes dhe zevendesimit te popullatave si ka ndodhur ne periudha te ndryshme te historise. E ne zhvendosje te tilla zakonisht kombet e vegjel asimilohen, zhduken. Keshtu mund te ndodhe edhe me shqiptaret, me kombin shqiptar.
4.Konflikti ushtarak Rusi-Ukraine , ne se komuniteti nderkombetar nuk arrin ta zgjidhe, nuk arrin te gjej rruget per nje zgjidhje paqesore, mund te marre permasa te gjera. Te kthehet ne nje konflikt te madh rajona a global i cili mund te ndryshoje shume realitete. Mund te ndryshoje realitetet dhe fatet e shume vendeve, kombeve e kombesive. Sidomos te vendeve, kombeve te vegjel, si eshte edhe kombi shqiptar. Edhe kjo eshte nje kembane e madhe alarmi per ne shqiptaret ne Shqiperi, Kosove e ne troje.
A e konsiderojme, e njohim ne kete rrezik, a kemi ne strategji per t’u perballur me te? Edhe pse flasim shume per gjendjen e sotme dhe te ardhmen e kombit shqiptar, bejme deklarata te bujeshme per bashkimin e gjithe trojeve shqiptare, botojme harta te trojeve te cilat perfshijne gjithe Ballkanin, madje edhe cepa te Evropes, ka autore qe kane botuar volume te tera per Kombin Shqiptar e per Strategjite e Bashkimit te tij, konkretisht, ende, nuk e kemi nje strategji te tille. Dhe, sa shoh nuk do ta kemi edhe per shume kohe. Me e keqja, edhe ne se do ta kemi do jete shume vone. Do ta kete marre ferra uraten. Ceshtja e kombit shqiptar me gjithe elementet e ekzistences se tij, troje, popullate, gjuhe e kulture identitare, te kete marre fund.
Te kesh strategji te tilla duhet te shohesh, te nuhasesh larg. Ne kufij te shekujve e shume shekujve.
Te kesh strategji te tilla duhet te keshe shkencetare, historiane, shtetare, politikane qe shohin e qe nuhasin larg, pertej hundes se tyre.
E, fatkeqesisht, keto 30 vite Shqiperia, duke vecuar disa personalitete te cilet kane shkrire te gjithe jeten dhe aftesite e tyre ne te mire te ceshtjes sone kombetare, trojet shqiptare kane “prodhuar” politikane, shtetare, shkencetare, akademiste qe nuk shohin, nuk nuhasin me larg se hunda e tyre. Kemi patur shtetare, politikane, fatkeqesisht edhe historiane, shkencetare, intelektuale qe ceshtjet e kombit i kane perdorur si kolateral ne favor te interesave te tyre.
Mundohuni te listoni disa nga keta. Mesoni se ku e si jetojne. Jetojne ne vila milioneshe. Pushojne ne rezorte te klasit te pare, te multimilionereve. Mesoni ku i arsimojne apo ku i sherojne femijet e niperit e tyre. Ne institucionet arsimore e shendetesore qe u perkasin multimilionereve. Mundohuni te mesoni se cfare kontributi kane ne te mire te atdheut, te Shqiperise. Asnje kontribut. Shume pak, per te mos thene asgje, kane bere. Perkunder, kemi mesuar se marrin paga njeqindfish me shume se nje qytetar i thjeshte. Kemi mesuar se paguhen ne dy, tre, kater, pese e me shume borde. Kemi degjuar, i kemi pare edhe ne tv se si “luftojne” dhemb per dhemb me njeri tjetrin per hallet e popullit. Bejne “lufte” per publik,se pas kuintave bashkepunojne ne afera korruptive e kriminale qe e kane cuar popullin shqiptar ne kufijte e mbijeteses. Mbijetese qe te shumtet e gjejne larg vendit te tyre, ne mergim.
Ne kete shkrim dua te terheq vemendjen per dy aktore qe mbajne pergjegjesi per hartimin dhe zbatimin e strategjive te mbijeteses e te perparimit te kombit.
Institucionet e shtetit.
Nga keto po cek tre. Presidenti. Kuvendi. Qeveria. Sigurisht keto institucione jane pergjegjesit kryesor per hartimin dhe jetesimin e strategjive ne te mire te ceshtjes sone kombetare. Te mbijeteses se tij ne cdo rrethane qe te vije. Por nga keto institucione nuk mund te presesh shume. Keto jane institucione per qeverisje afatshkurtera. Edhe pse e kane detyre e mision ceshtjen kombetare nuk kane kohe dhe as “interes” te angazhohen shume me kete argument. Ndjenja e pushtetit dhe e benificeve te tij i terheq ne trase te tjera, here edhe ne dem te te ardhmes afat gjate te kombit te tyre. Pra, ketyre duhet t’u kerkojme aq sa mund te bejne. Aq sa ua lejon periudha qe marrin votbesimin e elektoratit te tyre per qeverisje. Kjo periudhe mund te jete kater, tete apo dymbedhjete vjecare si ka ndodhur me PS. Per presidentin mund te jete dy mandate, pra 10 vjet.
Por, sado e gjate te jete kjo periudhe qeverisese nuk mund te realizoje disa sfida kombetare, te cilat ndodh te shtrihen ne afate te gjata, ne dekada a ne njeqinvjecare.
Istitucionet shkencore, akademike, kulturore. Elita kombetare.
Keto mbajne barren kryesore ne hartimin dhe zbatimin e strategjive afatgjata ne mbrojtje te kombit shqiptar. Kjo detyre dhe pergjegjesi kushtezohet nga statusi dhe misioni i tyre. Ne se Presidenti, Kuvendi dhe Qeveria kane status dhe mision te kufizuar ne kufijte e legjislatures se tyre qeverisese, “Qeverisja” e ketyre institucioneve nuk kushtezohet nga periudha, afate te limituara qeverisese. Nuk eshte e perkoheshme, nuk kushtezohet nga partite politike qe vijne ne pushtet, nuk eshte votbesim e delegim i perkoheshem i detyres per mbrojtjen dhe prosperitetin e kombit. Eshte votbesim dhe delegim i perhereshem i pergjegjesise per fatet e kombit. Keto institucione, sidomos ato akademike, duhet te jene ne udheheqje te kesaj “ lufte” per mbijetese e prosperitet te kombit shqiptar. Pervojat e shume vendeve, shteteve e kombeve vertetojne se puna dhe kontributi i instuticioneve te tilla jane jetesore. Jane te njohura disa Akademi te cilat kane hartuar strategji shume vjecare mbi te cilat eshte mbeshtetur qeverisja e shteteve, kombeve te vecanta. Te ne, pavaresisht nga sa shkruhet ne programet e ketyre institucioneve eshte bere shume pak, per te mos thene fare, ne kete drejtim. Nuk po shkruaj per permbajtjen e strategjive te tilla. Eshte shkruar shpesh. Kohe me pare edhe une kam postuar nje lloj Promemorje. Elementi kryesor qe mund te theksoj eshte “konsolidimi i faktorit shqiptar ne trojet e veta ne Ballkan ne te gjitha aspektet. Ne aspektim kombetar, ne ate kulturor, arsimor, shkencor, ekonomik, por edhe ne pikepamje te sigurise dhe mbrojtjes. Pavaresisht nga kufijte politike (nuk ka arsye te vihemi kunder faktorit nderkombetar me ide te nje shteti te vetem shqiptar ne Ballkan) hapesira shqiptare duhet te konsiderohet e te veproje si nje aktor i vetem. Duhet te veproje keshtu ne perballjen e te gjitha sfidave qe do i dalin. Per nga dispozitivi gjeopolitik, per nga popullsia faktori shqiptar eshte nje aktor me peshe ne Ballkan. Eshte aktor me peshe edhe ne rastet kur Ballkani kercenohet nga faktore te brendeshem ashtu edhe kur kercenohet nga faktore te tjere. Kete fakt duhet te dime ta perdorim. Si te tille nuk duhet t’i fshihemi asnje sfide e asnje rreziku. Perkunder duhet te jemi ne cdo “mejdan” ku mund te diskutohen e te vendosen fatet tona. E rendesishme, e domosdoshme te jemi gjithe shqiptaret bashke. Nje sfide te tille, ate te unitetit te faktorit shqiptar ne Ballkan e ceku edhe presidenti Bajram Begaj nje fjalimin e tij inagurues. Urojme qe kjo te jete nje sfide e vertete ne vitet e presidences se tij. Statusi i presidentit si faktor uniteti kombetar, si institucion mbi palet, etj ia mundeson kete gje. Le te shpresojme.
Mbase situata emergjente ne lidhje me ceshtjet kombetare dhe ato nderkombetare do ta nxise punen e ketyre institucioneve. Eshte ne detyren dhe ne pergjegjesine e tyre. Ndryshe historia do i “shenoi” si renegate, si armiq te kombit shqiptar.