10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Gaqo Mirela Ropi

RRETH FIJESH
Kjo gunë e vjetër mërzie
Rrëndon nga pluhuri i kohës
Vetëm ëndrrat flasin dritë-hije
Rreth fijesh,që mbeti palosur

E kuptova, ska fund vetmia
Shumfishohet çdo ditë
Duke qarë si fëmija
Që vërtitet si një eklikë

Përshtatesh çdo ditë me kohën
Nga shkatërimi i zakonshëm
Kupton, të ngrihesh më këmbë
Mos mërzitesh ,mos lëndohesh

Teksa isha gjithmonë n’pritje
Vetmia,ndërpriste rrugët e mia
Dhimbja, më vështron me hile
Pres vetëm pres, ditët e dlira!

Shkurt 2020 Mirela Ropi

NË DJALL TË VEJ
Lules aromendjellesë i zgjata dorën
Kur më dehu brenda në zemër
Gonxheçelur ,gjëmbi më shpoi mollzën
Por s’me trembi, vendosi emër

Quhej forcë ,kurajo përballuese
Lotin vesitur, ngriu mbi qerpik
Shpresa thyer u bë fluturuese
Hapi krahët ,drejt lirise

Qetësia vjen plot qëndresë
Kur gishti poshtërues vjell helm
Njerzia mbyllin edhe veshë
U lodhën,njëzëri thanë në djall të vej !

Mbetur si suva e plasaritur
E braktisura, fole dallëndyshesh
Psherëtime që shfryn lebetitur
Tavolinë zbrazur,e permbysjes !
Korce 1.2.2017 Mirela Ropi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.