Një koinçidencë interesante që sapo e mendova.
Në shkollën 8 vjeçare 22 Tetori kishim drejtorin me mbiemrin Çiligiri dhe në klasë kisha nipin e tij. Ndërsa në Athinë si mësues kujdestar në 95ën kisha z. Dionis Çiligiri (Tsiligiri) ndërsa mësuet gjeografie kisha z. Argjir Kastrioti.

Kur u prezantuam në klasë, siç bëhet në këto raste midis mësuesit dhe nxënësve në fillim të shkollës i thashë se, ne kemi heroin kombëtar me mbiemrin Kastrioti dhe nëse ka ndonjë lidhje gjaku nga ai trung. M’u përgjigj me buzëqeshje se, “mbiemri vërtetë është i njëjtë, por nuk ka dijeni konkrete, të vërtetuar se janë nga i njëjti trung ose për diçka të tillë.”
Duke marrë parasysh shtetin racist grek në b/punim me kishën antishqiptare dhe jetesën e shtypur të arvanitasve në një shekull torture, është e kuptueshme të kishin shtypur identitetin e prejardhjes për mbijetesë në tokën e tyre. U asimiluan! Por, emrat, mbiemrat qëndrojnë aty fakte kokëforta për të pohuar diçka tjetër që nuk ua lejonin rrethanat, institucionet.
Tani mund të kuptoni nga emrat se ç’bëhet në rajon. Shpjegimi i emrave të njerëzve dhe vendeve ka nxjerrë në pah gjithmonë disa të vërteta nga e kaluara e mbuluar, groposur qëllimisht nga politikat gllabëruese.
Kot, seç m’u kujtuan!
Foto: lart pamje nga shkolla në Berat. Poshtë pamje nga shkolla e Turizmit në Anabis (Anaviso) të Atikës (Athinë) ’95/’97.