Lufta e klasave e domosdoshme atëherë, ashtu si drejtësia dhe vetingu, tani!
30 korrik 2017
Kështu siç po rrija, seç më erdhi në mëndje një debat me një të njohur;
Sikur lufta e klasave të mos ishte aq shumë e ashpër, e të tjera e të tjera.
Përgjigja ime, – lufta e klasave nuk ishte e ashpër, ata që e përdorin si argument/justifikim me siguri nuk dinë kuptimin e shprehjes “shumë e ashpër” dhe fjalës diktatoriale si dhe pasojat e tyre nëse do të ishte e tillë. Në vetvete shprehja “shumë e ashpër” konsiston që të ishte një luftë frontale, ballore me synim zhdukjen e fenomenit nëpërmjet individit dhe nuk do vendosej një rëndësi e veçantë ndaj rehabilitimit dhe riedukimit të tij nëpërmjet fazave të ndryshme të përcaktuara nga fazat zhvillimore të njeriut të përmendura nga psikologjia në b/punim me organet e ligjit për zbatimin e tyre në mënyrë efikase. Mund të zhdukësh analfabetizmin, por nuk mund të zhdukësh analfabetin funksional, mund të luftosh varfërinë, por nuk mund të shembësh lehtë idetë e mbrapshta të individit konservativ.
Nëse e marrim të mirqënë se lufta e klasave do të ishte e ashpër pas 90ës nuk do të kishte asnjë pinjoll të ballistëve e asnjë familjar të atyre që na dalin si të dënuar me padrejtësi. Ashtu si çdo sistem ka rregullat dhe normat e tij të mbarvajtjes dhe ligjvënies ashtu edhe koha pas 45ës deri në 90ën ka pasur sistemin e saj të vlerave e të drejtësisë.
Nëse e marrim nga kjo pikpamje dhe nga ky realitet i deformuar për ne që i jetuam të dy sistemet, që kaluam nga të gjitha fazat e socializimit politikoshoqëror duke bërë rrethin e bindjeve personale që nga idetë liberale të ps e deri te përpjekjet e lsi për të na rekrutuar. Megjithatë u ndodhëm me vetëdije në anën e duhur të historisë në idetë komuniste si e vetmja mburojë reale për kombin dhe faktorin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Prandaj duke marrë parasysh të gjithë elementet e së shkuarës dhe të së tashmes po bëhet një deformim i qëllimshëm historik i cili sado që ta ketë kohën e tij të veprimtarisë në favor të interesave të ngushta personale partiake në fund do të spastrohen e do të mbizotëroj e vërteta.
Diktati i së vërtetës mbi manipulimin e gënjeshtrës ashtu si edhe propaganda përçarëse me terminologjinë ‘luftën së klasave’ si një karamele për të rritur sa më shumë faturën e dëmshpërblimit në kurriz të shtetit dhe ekonomisë së vendit. Këta bënë burgun që u dënuan në bazë të ligjeve në fuqi ashtu siç ishin të përcaktuara për çdo shkelje, ndërkoh që na bëjnë një krim të dytë me pseudokërkesat e tyre të dëmshpërblimeve. Sigurisht që politika e sotme ua dha këto të drejta financiare duke shkelur vendimet gjyqësore të drejta që me siguri nuk do i gëzojnë për shumë arsye. Një nga këto arsye është e drejta e një populli, që punoi vullnetarisht me atdhedashuri, sakrifica e djersë ndërkoh që të tjerë parazitë nuk punuan, por bënë krime e dëme ndaj pronave publike, morën dënimin që duhej. Vjen koha e mbrapshtë duke marë paret që u takonin vullnetarëve që ndërtuan Shqipërinë e re. Pikërisht pra, nëse kjo padrejtësi vazhdon ndaj një populli të jeni të sigurtë se as ata që i kanë marrë këto shpërblime padrejtësisht nga kjo politikë kriminale nuk kanë për ti gëzuar.
Nuk është e rastësishme që tipa si velo, ngjela, arbana, zhiti, lubonja etj si këta sistemi ose zoti (siç duan ata ta quajnë) i la të gjallë, tu tregoj popullit dhe njerëzimit se ata janë të pavlefshëm e të parëndësishëm. Rastësi është se njëra pjesë ngelën pa familje, me pretendimin se ishte zgjedhje personale, kurse pjesa tjetër krijoi familje, por natyra (zoti) ashtu siç ua dha edhe ua mori që të ndjejnë në lëkurë pasojat e veprimeve të papërgjegjshme ndaj komunitetit e të vuajnë siç kanë shkaktuar vuajtje ndaj të tjerëve me vendimet e tyre të njëanshme. E përmenda zotin pikërisht për ata që besojnë në zot, ua argumentova me metodikën e tyre fetare për shenjë respekti ndaj besimit.
Hipokrizia dhe hipokriti kanë një fund, mbyten në helmin e veprave të tyre. Mosmirnjohja dhe padrejtësia të ndjek, pavarësisht ndryshimit të sistemit apo edhe veshjeve firmato.
Protagonistët mediatik të nxitur nga politika luftë nxitëse për privilegje do të kenë të njëjtin fund, përballjen me drejtësinë dhe kjo ditë është shumë e afërt. Shtrembërimet historike do të vendosen në spektrin e duhur të përgjegjshmërisë profesionale për të eliminuar parazitët, përfituesit, oportunistët, irealen dhe gënjeshtrën.
Një popull që nuk pranon historinë e tij nuk mund të ketë të ardhme, sepse e sotmja do jetë në një konfliktualitet të vazhdueshëm me rrezik zhdukjen e tij. Të përqafosh e të pranosh të shkuarën nuk do të thotë ta duash apo ta pranosh plotësisht atë, por të ndihmon të eksplorosh me qetësi e me harmoni për të shkuar drejt së nesërmes në paqe me veten dhe të tjerët përreth.
Drejtësia prodhon gjithmonë drejtësi, pavarësisht shtrembërimeve dashakeqëse tendencioze të fakteve, ashtu si padrejtësia prodhon krim e ligësi, pavarësisht se kamuflohet e shitet si e vërtetë. Në fund të dy palët do të marrin atë që meritojnë si nga ligji njerëzor dhe ligjet e balancave natyrore.
Si ti dalloni?
Shumë e thjesht, shuma e dëmeve dhe përfitimeve të të dy palëve janë përcaktuesi se cili është fitimtar i këtij dueli midis së mirës dhe së keqes që dallojnë nga qëllimi i veprimtarisë së tyre, në dobi të komunitetit apo në dobi të egos së tyre të sëmurë.
Duke e mbyllur, nëse lufta e klasave do të ishte e ashpër do ishim rehat pa këta kriminelë parazitë të fshehur nën ombrellën politike për ti u shmangur drejtësisë.
Por, cilës drejtësi, sepse edhe ky term ka humbur kuptimin e tij, sepse kështu është kur bëhen çorb dy sisteme politike me formulën stil albanistanez merr pak nga komunizmi, pak nga kapitalizmi, pak nga faza tranzicionale e realizmit socialist, pak nga tranzicioni kapitalist e bëj një shpifësirë si aktualiteti ynë i tre dekadave. Nëse nuk do bëhej lufta e klasave ashtu modeste, e butë me njeriun në qendër të saj, atëherë Shqipëria nuk do mund të ekzistonte gjeografikisht e si rrjedhojë nuk do kishte mundësi zgjedhjeje të bëhej ose të ribëhej, kurrë.
Kështu që nëse nuk bëhet reforma në drejtësi me veting e me të gjitha aktet plotësuese që vijnë me to, atëherë mund të themi se, Shqipëria nuk do bëhet kurrë dhe e humbi shansin e fundit për të shpëtuar nga shqiptarët për shqiptarët. Përkundrazi lufta e klasave ishte një fazë e detyrueshme e zhvillimit psikosocial për shoqërinë shqiptare për të spastruar rradhët e saj dhe për të kaluar në fazën tjetër që është reforma në drejtësi që nga themelet sipas sistemit të ri politikoshoqëror, meqse sipas sistemit të vjetër nuk u pëlqye.
Një përgjigje ndaj atyre kundër luftës së klasave dhe kundër reformës në drejtësi me të njëjtin emërues të përbashkët kanë të drejtën e tyre për të mbrojtur ideologjinë e anarkisë, por për aq kohë që shumica kërkon drejtësi, atëherë edhe media së bashku me kapitalin e kupolës së jashtëqitjes duhet të respektojnë dëshirën e shumicës. Keni të drejtë të bëni gam gam të mos jeni dakort, fundja demokracia këtë ka, tolerancën. Fol, por kush të pjerdh. Megjithatë keni 27vjet që keni bërë prova gjenerale, flisnit pa hesap, por mjerimi shumëzohej, pavarësisht se duhej të minimalizohej, jeni të pregatitur për ditën që vjen.
Gjithashtu, Anarkia nuk është sistem i njohur brenda dhe jashtë vendit si sistem politikoshoqëror, është akoma në përpjekjen e bindjeve filozofike dhe politike. Ata që I mbrojnë këto bindje le ti ruajnë ato, por për aq kohë shoqëria njerëzore ka zgjedhur një tjetër sistem normash edhe kjo pakicë duhet ti nënshtrohet dëshirës, vendimit dhe zgjedhjes së shumicës.
Ashtu siç duruam ne shumica e një populli padrejtësinë e pakicës në këto tre dekada të tranzicionit, po ashtu të durojë edhe pakica drejtësinë e vendosur nga shumica. Mos të mërziten është vetëm çështje këndvështrimesh, ne duruam tre dekada padrejtësi, radha juaj të duroni tre dekada drejtësi!