17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Gëzim Ajgeraj Shkrimtar

Zanafilla e udhëve
Në telajon e mendimit pikturoi udhën e dritës
pa çka se e nesërmja po e zinte arratisë
asgjë e bukur s’i kish mbetë tek porta e shpirtit
kokën orë e çaste mundë të ia hante ideali
bisha e zezë mbi kokë moti e kish zënë diellin
me amulli krimi po ia ndrydhte palën e dritës
e nesërmja e bardhë s’dukej askund
as rrezja e dritës e zënë qysh një shekull ma par
po deshte bëhu mi a mish për korba
në daq merr guximin e del përball furtunës
ashtu i vetmuar në ta thot guximi
përballja me bishën ishte vetëm morti
lavdia një fjal goje e filizave të së nesërmes
në daq bëhu bronzë e lëviz gurin ma’at anë
në daq merr arratinë e bëhu udhë e mos’kthimeve
e nesërmja një Zot e di se ku të gjen
se mos Zoti yt, një ditë do të zbret këtyre hapsirave
vaftë mbarë për mbathcat e udhëve të tua, kthimeve
“””””””””””””””””””””

ÇASTE PA FJALÉ
Dita éshté zgjuar e zymté me méngjesin
Vjeshtés ia pi vesén athté zemrimit
Tek ia zen dritén e diellit e si lé hise
As edhe pér njé kokérr rreze
Pér çastet Alpike
Pértej dritares kujtimet vegullojné
Numrojné vjeshtat e zymta té mallit
Dekadat e léna largé diku né Vrrina
Dhe motet e ikura pa ne
Nganjéheré ndonjé muzé fjale mé ngacmon
Sa pér ta coptuar imazhin e zymté té vjeshtés
Dhe mbi letrén e bardhé pikon si kujtim
I njé çasti té trishté Alpik
Qé menxi po hyné edhe né varg
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.