Nostalgji e kohes se vjeter!
Të varfer kemi qene neper shtepia gjithkund,
Si nata pa hene ,kur ajo ska dale.
Djepat neper vatra ,me i moshuari perkund,
Flutura shkonim ne pune ,askush sbente fjale.
Të gjitha sebashku do hanim,
djathë,e ullinj,e na dukej mjalte.
Rrobat neper tel jasht ne thanim
Rinia ishte e buzqeshur ,kudo e zjarrte.
Tanti shikoje qe shtrohen tavolina,
Duken ngjyra plot,si te pashallare.
Ne te ushqyer , ushqimet skan vitamina,
Çelësat ne te shkuaren s,perdornim fare,
Askush nuk na trazonte fare.
xhaketa ne peme rrine me leke vare
shtriheshin ne cdo cepe are,
Gjella me kripe ,e kripa me karare.
Nuk kishin as nje dallim mes nesh.
kush ish femija i doktorrit ne soje,
apo i atij që bente pastrim ne vreshte.
Te gjithe bashkoheshim te ftoje.
Kur festohej atehere,viti i ri ,
Mblidheshim sebashku ne nje shtepi.
Merrej kenga ,vallja e plot dolli,
Gezim i madh ne te vegjel e pleqeri.
Me plot kuptimin ,duhet me thane,
Varferi me zemer te madhe .
Shoqeri e kristalet,ishte nxane
Me njeri tjetjerin kalonim halle.
Sot eshte e kunderta e asaj kohe,
Njeriu i ftohur si bora ne male,
Buzeqesh vetem paraja qe na ka ftoh.
Eshte blere shpirti ,permbi halle.
Ku sdo me dite ,se vuan fukaraja.
Paskemi qene mire ,
kur mendonim se ishim keq.
Gina Xhaferaj Kapaj
Greqi Athine
04/11/2020