PERËNDESHË E DASHURISË !
Je perëndeshë dashurie për mbi tokë.
Diell që ndrinë dhe kurrë nuk përendon
Lindë dhe mbron të tërë jetën në botë
Je lulja që në çdo stinë vetëm lulëzon.
Gjithë artistët bukurisë t’i kanë kënduar
Dorë e zotit nuk ka gabuar në mirësi.
Të dha zemër, trup e shpirt të mjaltuar
Je forca e shpirtit, ilaç shërues në dashuri .
Je pikënisja e mbarë e çdo fillimi.
Kolonë e pazëvëndësueshme e shtëpisë.
Preludë drite në altar dhe vetë bekimi.
Hyjnesha e paqes dhe e harmonisë.
Mëkon fëmijët me qumësht shpirti
Oh, sa zemra burrash rrahin për ty
Ku prek ti gjithçka në botë ndriti
E për djallin je përherë halë në sy .
Me ty pranë shpirti vetëm buzëqeshë
Je rrezeartë që shpërthen në ngjyra
Je simbol i vetmohimit, mbretëreshë
Bijë, motër, grua, nëna me të shënjtat fytyra.
Je e dashur dhe binjake me mallin
Je arkitekte dhe punëtore si bleta
Sytë e tu janë të ngjashëm me zjarrin
Je nga krijesat me të shtrenjta që ka jeta.
Gjelina Maçi Keçi
“”””””””””””””””””””

POEZIA DHE POETI
-Gëzuar Ditën poezisë –
Poezia është hëna me yjet që ndrinë
Është dielli i dytë që qiellit shkëlqen
Është dashuria që në zemër rrëzëllinë
Si diamanti që mahnitë me bukuri të vet.
Është ai bistaku që e zgjon pranvera
Nisë që nga historia ku Eva dhe Adami.
Është ninullë nëne e gjumit nga hera
Një lumë me shkronja ku derdhet malli.
Poezia është dhe dhimbje, trishtim dhe lot
Është ndjenjë e pastër që rrjedh si krua.
Është mrekulli kur zbret rimën si yll në tokë.
Është shpati i malit ku ngjitesh e gëzuar.
Poezia është si mjalti i patretur në një kupë
Vjen nga kopshti me lulet me të bukura
Dëgjojeni nga afër poetin zemërbutë
Shihni si i vallëzon në vargje zemra si flutura.
Poezia rrjedh si curril burimi në çdo këngë
Është e pavdekshme kur në vite qarkullon
Ndjenjat njerëzore të shpirtit aty zënë vend
Është pëllumbi që dete dhe oqeane fluturon …