Si zonjëz e bukur veshur me shpresë
Ke ardhur ndryshe, e bukura pranverë,
E paske shtatin të zënë në radhë.
Filluar ke lajmërimin për të çelë.
E ne të presim me gëzim dhe mall.
Dita të zgjatet pak nga pak ka filluar.
Gjithçka në tokë i ka sytë drejt diellit.
Suferina ka marrë rrugën për të shkuar
Fluturat vallzojnë, zogjtë i këndojnë qiellit.
Mimoza lulja e nënës sa bukur ka çelë.
E degët me sythe kanë lëshuar shtat.
Askush nuk të ndal, o e praruar pranverë.
Sado mundohen, je e përpiktë në sahat.
Mund të këpusin ca lule e ti ndjen dhembje.
Por kurrë nuk mund aromat të t’i shuajnë.
Se ti i shton ato me më shumë endje.
Bekuar je e me ty askush nuk mund të luajë.
Je stina-mrekulli që tokës i zgjon jetë.
Je mbretëreshë me lule të shumta kolorite.
Si zonjëz e bukur veshur me shpresë.
Pranverë me shpirt e frymë rrëzëllitëse.
Gjelina Maçi Keçi