9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Gjelina Maçi Keci

Open photo

ME SHPIRT TË POETIT DUA TË UROJ
Festat erdhën përsëri dhe këtë vit
Pema u stolis me drita e dëshira
Larg i ke nga ti, atdhe, bijtë që ke rritë
Kohë të ngrime ku është në lak mirësia.
Nuk dua dhurata nga larg të më vijnë
Lutem me shpirt para Marijes te altari
Për shekuj me radhë nuk po arrijmë
Të zhduket varfëria nga zemra e shqiptarit
Ah, atdhe, rrugëve tua shoh fëmijë të uritur
Te pragu nana muk fle gjumë për djalin
Ky mërgim prej hallit sa s’na ka lajthitur
Kush në vend të engjëllit po ban djallin?
Diku në lashtësi Krishtin e tradhëtoi Juda
Bijtë e këqij mos të na largojnë nga shpirti lule
Në këtë vend të begatë mëkat të mungojë puna
E të bahet Shqipnia e dashur me crrule.
Ah, dua të zgjohen në këtë tokë djemtë azganë!
Kush si Shqipnia ka kënë ma e bukur?
Varza të dlira e punëtore ka lind kjo nanë
Po kush hijeshinë nga brigjet ta ka larguar ?
Kush Shqipni të lë ty me lotë tuj kja
Mu si djali që don sot e kah mot nanën?
Copash shekujsh në luftna për ty janë ba
Thirri bijtë tash e mos ja’u vën në fyt kamën .
Bashkë të festojmë se vllazën jemi
Të lutemi për Krishtlindje e për Bajram
Të gjithë shqiptarët një nanë kemi
Duam mirësi se një gjak na rrjedh në damarë.
Ah, Shqipni, zgjoje prapë besën!
Bijve tu mos ua mbyll ma derën
Sa lind dielli e del hana n’ty kanë shpresën
Hapjau hrahët e gezoje në shpirt pranverën.
Për ditlindje të Jezusit e për vit të ri
Me shpirt të poetit du me ju urue
Për shumë vjet festat me begati e dashni
Çdo shqiptar nga dora e zotit qoftë bekue.
Gjelina Maçi Keçi
E drejta e autorit!
Dt/ 23/ 12/ 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.