Që në fillim bie ne sy restaurimi i këtyre qendrave etnike ku banorët e saj shume te lidhur me frymen etnike arbnore, thonë qe kjo ngjyre e bardhë eshte ngjyre tipike e fshatrave greke dhe jo e vendit. Mos vallë te jetë kjo ngjyrë qellimisht ne pajtim me procesin greqizues te ketyre katundeve thelbesisht arbnore autentike?
Edhe emrat e fiseve janë tregues i lidhjes se banoreve me rrenjet arbnore si:
Kongjini, nushi, Andoni, Ndrenika, Varfi, Curra, Proto, Duka, Gjondeda, Vjero, Koleka, DodBiba etj
Ka patur mbi 30 kisha…
Para se te vizitonim Keshtjellën e Himarës pamë Pilurin e vogel por me histori te madhe.
I quajtur ndryshe dhe “Ballkoni i Bregut”, ndodhet rreth 10 km larg qytetit të Himarës dhe ngrihet në një lartësi rreth 700 m mbi nivelin e detit. Fshati per here te pare shfaqet ne burimet historike ne defteret osmane te vitit 1430, dhe ka qene nje nga fshtarat me aktiv ne kryengritjet antiosmane te krahines se himares. Ky fshat shquhet për natyrën piktoreske, këngën polifonike, folklorin e pasur dhe gatimet tradicionale. Nje nga atraksionet e fshatit eshte kisha e
#ShenNikolles.
Emrat e Fiseve ne Pilur:
#Nikaj,
#Çipa,
#Dedaj,
#Muçaj,
#Kreku,
#Kolagji (Kola),
#Gjiçali,
#Lapa,
#Priftaj,
#Qurku,
#Merkuri etj, vertete emra arbnor etnikë…
Piluri është shëndruar vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm turistik.
Me vone në kohen e Mbreterise Epirite ishte qender e rëndesishme e fisit iliro- Epirot të Kaonëve.

Ne shekullin e I-rë permendet nga historiani tomak Plini per herë të parë me emrin “Kështjella r Himarës”.
Në kohën e Justinianit- Perandorit Bizantit me gjak Ilir, ndertohet e perforcohet me tej.
Ne kohën e Despotatit te Epirit dhe per tre shekuj me radhë eshte nje nga kështjellat me te rendesishme arbnore mesjetare. Pas renies së Arbanitëve (arbnorëve) nën pushtimin ottoman, Himara u ballafaqua me lufte kunder forcave osmane ne vitin 1481 te drejtuara nga Gjon Kastrioti i biri i Gjergj Kastriotit…
Po keshtu ne vitin 1492 perseri himariotet ngriten krye kunder forcave te Sulltan Bajazitit II, nga ku u vendos njefarē autonomie qe presupozonte njëfarë vetëqeverisje ne bazë te “Venomeve” të vendit.
Në vitin 1535 përseri himariotët ndeshen burrërisht me trupat ushtarake osmane te ushehequr prej Sulltan Sulejmanit te Madh.
Ishte ky rasti kur një prej luftetarëve homariotë me emrin Damjan, i cili si nje luan i vertetë u nis personalisht drejt qadres ku strehohej “Sulemani i Madherishem”, për ta vrare, por që u zbulua pa mberritur në çadêr nga rojet e tij, duke sjellë vrasijen e trimit te Himarës se paepur.
Me vonë Himariotet, ashtu si dhe Suliotet, Kardhiqiotët, hormovjotet etj u perballën me fushatat e gjenicidit te ushtruar nga Ali Pashë Tepelena (fundi shek XVIII deri nga viti 1821 të shek XIX).
Ne kete kala me rreth 2 ha siperfaqe perveç kullave e murit rrrethues ka dhe tre kisha me dy apsida : bizantine e latine
Në dalje pamë nje ndertesë që ishte pershtatur nga Kisha Autoqefale Shqiptare” per shkollë greke… Sa keq ndjehem sa herë kaloi ne këto anë, kur shoh objekte, tabela dhe nje fryme që tenton pa u lodhur greqizimin e kesaj treve me popullsi arbnore -epirote me histori sa vetë Europa.

E ndertuar gjatë fundit te shek XVIII dhe fillimi shek XIX, ndoshta per dy arsye strategjike:
Se pari per te mbajtur nen sundim himariotet;
Se dyti per të rritur ekspancionin e tij drejt ishujve joniane ku kryesor mendoj të ketë qenë Korfuzi, që nuk arriti ta marrë kurrë.
Kishte kulla mbrojtëse dhe ambjente ne katin gjysem nendhe te bollshme!
Ne momentin e ndertimit ne ishullin e vogel pranë Porto Palernos, ndodhej njê kishë paleokristiane ajo e Shen Kollit me fryme e ndikin arbnor- perendimor. Kjo kishë, me vonë eshtë ndërtuar në anen e kontinentit, mu ne hyrje per ne ishull ku ndodhet kalaja.
gjendet në një kodër të lartë rreth 300 m mbi nivelin e detit, në veri të fshatit të sotëm të Borshit. Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, në një pikë ku mund të kontrollohet rruga që lidh luginën e Shushicës me bregdetin e Jonit, kodra është fortifikuar që në periudhën e bronzit të vonë. Në periudhën klasike dhe helenistike kodra fortifikohet sërisht. Muret rrethues i përshtaten terrenit, duke rrethuar një sipërfaqe rreth 2.5 ha. Në pjesën e kreshtës është ngritur akropoli, ndërsa në faqet perëndimore dhe lindore të saj shtrihet pjesa tjetër e vendbanimit të fortifikuar, gjithashtu me mure dhe të përforcuar nga dy kulla. Teknika e ndërtimit të mureve është e tipit pseudoizodomike. Hyrja antike dhe mesjetare ndodhet në pjesën jugore. Në sipërfaqe dallohen rrënojat e banesave të periudhave të ndryshme. Një monument mjaft interesant i kësaj periudhe është varri monumental që ndodhet poshtë fortifikimit.

Kështjella në periudhën e mesjetës njihet si Kshtjella
#Sopotit, e cila përmendet për herë të parë në fillimin e shek. XIII, si qendra e një nënnjësie administrative në rangun e një arhondie (njesi autonome bizantine). Në regjistrin osman të vitit 1431 Sopoti shënohet si qendër e nahies me të njëjtin emër. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së kësaj kështjelle është çlirimi i saj nga kryengritësit shqiptarë, nën drejtimin e Gjon Kastriotit më 31 gusht 1481. Ajo rimeret nga osmanët në vitin 1492 nga një ekspeditë, që udhëhiqej nga vetë Sulltan Bajaziti II dhe çlirohet për herë të fundit nga trupat Veneciane dhe kryengritësit arbnorë në vitin 1570, për një kohë të shkurtër. Me lindjen e pashallëqeve shqiptare, në fundin e shek XVIII, kështjella bëhet pjesë e sundimeve të Ali Pashës.

-Kështjella mesjetare ka një formë të çrregullt planimetrike në përputhje me konturet e terrenit. Në muret e saj dallohen disa faza ndërtimi, ku më e hershmja përfaqësohet nga një kryekullë bizantine e shek. XIII. Kështjella ndahet në dy pjesë, të cilat komunikojnë midis tyre me një portë të vogël. Kullat janë të pakta, një kullë drejtkëndëshe projektohet në murin jugor, gjurmët e një tjetre me të njëjtën formë planimetrike dallohen në skajin verior, ndërsa e treta (Kryekulla) ndodhet afër mesit të murit ndarës të dy pjesëve. Brenda kështjellës ruhen rrënoja të shumta banesash të vona të vendosura mbi një rradhë tarracash, si dhe një xhami.

Ka 15 kulla, me nje perimeter të murit rrethues rreth 400 m linar dhe nje sip rreth 1, 2 ha tokë
Ka kaluar disa faza ndertim e fortufikimi (110 m ghatësi me 88 m gjërësi).
Fillimet përkojnë me lindjen e Despotatit të Epirit (1204)..
Kisha ka një arkitekturë te jashtezakoneshme. Brenda shume piktura murale
Nga ana lindire, në pjesën e mbrapme te Manastirit ndodhen dy apsida:
1-Aji e ritit latin dhe me mbishkrim te tillë. Fatkeqësisht pas restaurimit te kryer ne vitin 2012 kjo absidë eshtë shuar. Rreth ketij elementi që e bënte shume unikal kete objekt madhështor te trashigimise tone, binin në sy edhe simbole arbnore perendimore sikurse ishte Shqipja me një kokë ( e njejtë me simbolin e arbërit)…
2-Absida tjetër eshte bizantine e ndodhur ne krahun e djathtë. Ketu dhe rreth e qark manastirit kishte skulptura murale si luanë, drngoj, shqiponja etj…
Eshte nga Manastiret me unike ne Botë ku sikurse thamë, si rrallëkund, bashkejetonin e bashkëekzistonin dy apsida & dyritualëshe.

*Fshirja e të dy apsidave gjatë restaurimit, eshte me qellim te vetem shuarjen e elementeve kulturor latin-perendimore, pasi i gjithe objekti qe trashegonte dy ritet e saj, sot është shëndrruar në gjithçka vetëm ortodokse greke.
*Element tjeter qe tjeterson objektin me vlera kulturore unikale ka te beje me heqjenbe tjegullave qe ishin qe te shek 13 pa shkrime dhe zevendesimi tërësisht të tyre me tjegulla te prodhuara me shkrime ne gjuhën greke.
#Manastiri“#40Shenjtorët”
Shek VI dhe ka funksionuar deri ne vitin 1943, kur u godit nga gjermanet me synim goditjen e italianëve, pasi ketu ndodhej garnizoni italian.
Perimetri rrethues 500 m
Sip. afro 4000 m
Eshte e ndertuar ne kohën e Jystinianit…
Qe ne shek VI vend-qyteti u quajt “Saranda” në greqisht =ndersa “Santa Quaranta” ne latinisht që në shqip do të thotë =“40 shenjtoret”.
#Kalaja-Qytet e #MELANIT
Rrenojat e murrit ghigand rrethues tregojne se Keshtjella e Melanit , rret 5 km ne lindje te qytetit fushor te Hadrianopolit (pranë lumit Drinos ne Dripull), eshtë qe ne periudhen pellazghike parailire ( muret ciklibike), dhe me nje siperfaqe dhjetera hektaresh.
I shtrire ne kodrat mbi fushe, rreth 3-4 km ne perendim te burimit “Ujit Glina”, ne fshatin Melan, kalaja duhet të kete qenë nje nga qytetet me te medhenj e me terendesishem te Mbretërisë Epirote, ne dund tē shek IV dhe fillim te shek III P, Kr, natyrisht edhe në periudhen e sundimit te mbretit Pirros se Epirit.
Të vjen keq kur sot akoma nuk ka nje perpjekje serioze nga arkeologët per zbulimin e ketij qyteti me siguri shume te lashte por dhe madheshtor … Jo vetëm kaq por mbi rrenojat e tij kane ndodhur ne menyrë të vazhdueshme demtime te renda deri ne kohen tone edhe pas viteve 1990. Konkrekisht
-Se pari per te bere ledhin e ujit, kleriku i Teqese së Melanit (E ndertuar ne shek XVIII në rrenojat e “qytetit antik”), ka
prishr murin poligonal ne hyrjen e qytetin antik ne Melan
-Së dyti po nën drejtimin e klerikut qe sherbente ne Teqe, sapo kishin perfunduar dy mure nga rrenojat e Kishes paleokristiane të shek. VI, e deri tek Teqeja (rreth 150 m lineare) me guret e marrë ne muret e kishave e banesave antike pikerisht ketu. Kete na e pohoi vete ky klerik qe ishte ketu.

-Së treti, me kaq sa mund te shikoja, ne qender te “qutetit antik të Melanit” ishte mozaiku ( pjese e Bazilikes) paleokristian i shek VI, i cili gjate germimeve pa leje, duke e “zbuluar” u shkaterrua e u zhdukur teresisht nga eksploratorët ilegalë” që patën angazhuar dhe studentë te nje universiteti amerikan ketu 2007- 2008).
Më thane se çeshtja ka shkuar edhe ne prokurori, por me teper nuk dihet….
Me vone, pas shek. IV P.Kr “Kështjella- Qytet “ e Melanit,duhet te kete kontrolluar te gjithe koridorin Perendim -Lindje deri ne Helenospont.
Ndoshta rendesia e qytetit Melanit zbehet kur ne shek. II Mb Kr, Perandori me gjak ilir, Hadrian ndërton qytetin me emrin e tij ne fushë pranë Drinosit, rret 5 kmme ne perendim atë të Hadrianopolit.
Edhe ne kohen e Jystinianit, ky i fundit e ruajti rendesine e tij dhe per kete u bëne ndertime shtesë, ndersa mendohet se keru ne Hadrianopol u ndertuan dhe kisha paleokristiane nē ”platean e teatrit” edhe nje mozaik i cili nuk eshte, (ndoshta eshte demtuar nga ekskavatoret qe u perdoren ne vitet 1970 duke germuar per zbulimin e Teatrit te Qytetit).
Ne kohen e Jystinianit qyteti Hadrianopolit njihet Jystinianopol. Pas shek VI qyteti u rrënua nga dyndjet barbare….
#KalajaKardhiqit!
Stacioni permbyllës i ketij udhetum ishte KalajaKardhiqit, e cila shtrihet rreh 15 km ne perendim te Gjirokastres dhe rreth 5 km ne te majte te rruges nacionale Gjirokaster- Tepelrnë. Kjo rruge ne te cilen po punohej, do te shkoje deri ne Delvine duke e shkurtuar ndjeshem levizjen e njerezve e te malrave, nga veriu drejt Sarandes
Mbi këtë rrugë ne te majtë te saj ngrihet kodra e Kardhiqit, ne majen e së cilës eshtë ndertuar Keshtjella me te njejtin emrr.
Ne morem disa foto nga kjo qendr e fortifikiar dikur (sot e shkaterruar pothuajse teresisht), banorët e së cilës bashke me zonat perreth si: Hormova, Labova, Lunxheria, E deri ne Zagori e Rrenze, qendruan perballë sulmeve asnane barbare si askush tjeter. Lufta e tyre per te mbrojtur lirine, zakonin e tyre te vendit, fenë etj, perben nje epope te lavdishme te shqiptareve per mbijetesën e tyre. Ali Pashë Tepelena, ky gjakatar antishqiptar me brutalitetin e tij beri akte genocidi, mbi keta njerez me vlera te jashtezakonshme, duke shkaterruar dhe jeten ekonomike, sociale e kulturore te tyre, vetem se ky popull nuk donte te ndryshonte fenë dhe zakonin e tyre arbnor…
Shenim:

Gjatë këtij udhëtimi neper Arbërinë Joniane- Epirote pata nderin te shoqerohesha nga:
-Dod Duka- Biznesmen;
-Orgest Feimi -Drejtori Rajonal i TK Vlorë;
-Kledian Çioa- Arkeolog;
-Klaudjo Alikaj -Ekonomist
-Dr. Reshat Gega, kulturolog- restaurator;
-Zamir Marika, Restaurator;
-Ilir Papa- Arkeolog nga Saranda;
-Mehdi Zholi- oficer, Sarandë;
-Indi Rrapaj- Menager biznesi dhe i zgjedhur vendor sarandë;
-Njazi Çobani- Drejtor Rajonal i Trash. Kulturore Gjirokastër;
Gjet NDOJ
Gjirokastër, me 27 qershor 2020.