22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Gjon NEÇAJ

Martini i fëmjërisë sime
Ne 95 vjetorin e lindjes
Gjon NEÇAJ
Ne moshën e fëmiëjrisë sime,kur akoma s’isha
ulur në bahgën e klasës së parë,nëna ime bijë nga fisi i Dukagjinit, pothuaj çdoit vit më merrte me vete për
festen tradicionale të Shën Premtes,ku festohej madhërishem për atë kohë, që binte nga mesi i muajit korrik.Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz të ulur, kostum dhe E brendshme Aty vinin bija,mbesa,të njohur e të pa njohur të shumtë nga fise të` Malësisë.Gatë rrugës,që mua më dukej pa fund,lodhesha së tepërmi.
Uleshim e pushonim nën hijen e mrizave anë rruge,nëpër bjeshkët e Agrit dhe të Ndërmanjes,eskoheshim me ujin e ftohtë të gurrave,hanim bukë, e ajo gjithë ëmbëlsi si nënë,thoshte me zë të ulët pasi kishte këqyrur me sy rrotull:”Kur të rritesh edhe ti djali i nanës,do bajsh shkollë e do udhëtojsh me aroplana nëpër botë si Martin Kola…”Pushonte pak,nxirrte një ‘oh’të trishtuar me gjusmë zëri,,e vazhdonte:”Paj,kshtu më kanë thanë dajt e mi’’.
Si çdo fëmijë kureshtar,e ngacmoja nënën të më tregontese kush ishte Martini,se më vinin shumë pyetje prej fëmijenë mëndje.Unë akoma nuk e dija se ç’ishte aeroplani.”E mëson nano,e mëson kur të rritesh e të bajsh shkollë”,mbyllte biseden disi e mërzitur ajo.
Shpeshherë, edhe gjatë viteve të shkollës,ma përmendte Martin Kolën ajo,vendet e ‘tretuna’,”aeroplanat që endnin nëpër qiell njerzit”…Nëna ime e ndjerë kurrë s’më tregoj për Martinin.
Vite më vonë,një mbrëmje meskorriku,në oborrin e kullë sonë tre katëshe,teksa po lezoja një reportazh të botuar në gazeten”Zëri i Rinisë” për krahinën time Nikaj-Mertur,m’u afrua ngadalë,më puthi dorën,i hodhi një veshtrim gazetës me sy (e dinte se kasha shkruar),priti deri sa e mbarova së lezuari,ngriti kokën lart, afroi dy duart njëra me tjetren poshtë mjekrës,e u lut:”Zoti dhe Shna Noj të ruejt,bir!
E kam ditë se edhe djali i em do bahet me shkollë dhe ka me kënë i ditun,bash njashtu si Martin Kola,por mosozo ku asht ai.nje tash biro po të kallxoj se Martin Kola asht kushri i dajve të mi i hupun nepër botë prej shum vjetve,ka ken mesues do kohë në Prekal,e ka nei adhe te motra eme, Prena.Masanej ‘duel jashtë e hupi’.Atje maroj shkolla të tjera e u ba ditun.Tash endet nëpër botë e mson shqipen stunentave të huej…”
Por njeriun e letrave shqipe Martin Camaj,e njoha vonë,pas viteve 90-të.Njoha jeten dhe vepren e tij të çmueshme në sherbim të kombit,të cilit ju mohua nga sistemi për dekada. Martin Camaj me të vertetë ishte ashtu siç ma shpjegonte nëna ime në fëmijëri. Ajo ishte pjesë e gjakut të tijë dhe ndjente dhimbje për të,tashmë “i hupun në dhena të hueja”,i hupun për të afermit e tij,pë Shqipërinë,pë letersinë shqipe,nga pena e të cilit dole vepra të shquara,ndonëse jetonte”larg atyne që flasin si unë”.
E vertetë Martin (Kolë) Camaj mbetet nga më të shquarit e letrave shqipe.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.