13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Gjyla Çeliku

Lajm i hidhur!
Agimi iku. Papritur, i ri, me vullnet dhe dashuri për të ndihmuar shoqërinë dhe motivuar prindërit me fëmijë autik. Aktivitetet e mia për fëmijët me autizëm na njohën. Ishte kryetari i Shoqatës “Autizmi Prizren” në Prizren! Komunikuam dhe u takuam disa here. Ndihmova aq sa munda dhe ishte shumë shumë falenderues dhe mirënjohës. I dërgova nje eksperte nga Suedia për të ndihmuar në profesionalizimin e shoqatës. Ua promovova disa herë shoqatën në faqen time dhe në grup. Promovova shpesh aktivitetet e tyre. Z.Halil Kastrati ishte dora e djathtë e Agimit dhe unë këtu në fotografi i takova për krenarine që kishin si baballarë me fëmijë autik, pasi statistikat dhe aktivitetet e mia treguan që baballarët ishin ata që ndjeheshin inferior për dhuratat e Zotit. Z.Agimi dhe z.Halili me krenari motivonin çdo babë për t’u ndjerë krenar për dhuratën e Zotit, qoftë ajo sëmundje ose sfidë tjetër!L'immagine può contenere: 4 persone, persone sedute e spazio al chiuso
Më njoftoi tezja e tij, nje grua shumë humane në grupin tonë për shëndetin e tij dhe sëmundjen e pashëruar të kancerit në pankreas, e luta që ta sjellin në Maqedoni, por pasi kishin vendosur familjarisht që të vazhdonte trajtimin e tij në shtete tjera, përsëri ai iku sepse Zoti ashtu deshi!
Amaneti dhe mundi i tij ishte që baballarët me fëmijë autik te vazhdojnë rrugëtimin e tij, të përkushtohen te fëmijët e tyre, ti dërgojnë në trajtime speciale, në qendra autike, sepse edhe ato janë fëmijë të cilët botës mund ti japin, bile me shumë në drejtime të vecanta!
Une nuk e ndal kete rrugëtim sepse i dua të gjithe fëmijët, mos e ndaloni as ju!
Me dhimbje te madhe e mora lajmin miku im! Me lot pandalur mezi I shkruaj këto dy fjalë për ty sepse ti meriton shumë me shumë për veprat e tua. Me dhimbje ngushëlloj nënën tënde, zonjën, djalin dhe gjithe familjen tënde!
Me zemër I lutem Zotit të të shpërblejë me parajsë për veprat e mira, humanizmin dhe dashurinë për njeriun!
Prehu në paqe miku im Agim Berisha!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.