8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Gjyste Dajani

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

VAJZA ZADRIMORE

.Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person dhe në këmbë

Merre dashurine per dore,

Mori vajza Zadrimore,

Coptoje dhimbjen e zemres,

Që shkakton humbja e vlerave tè marteses.

Cirre, grryeje, te keqen, hic mos u trishto,
Mos e lejo veten që prej dhimbjes,
Të përulesh, por dashuro, dashuro….
Deri ne fund te jetes…
Zadrimore, ti din shume mire,
Se si duhet te mbrohesh,
Dashuro, por dhimbjes kurrë…
Mos lejo t’i dorzohesh.
Buzeqeshjen qe ke ne zemer,
Jepja dhe fytyres,
Dëgjo tingujt e muzikës,
Qe vijn prej natyrës.
Tinguj qe dalin nga deti,
I stuhishëm i ndershmèrise,
Dhe i japin kuptim
Jetes se njerezise.
Lumturoje veten,
Thirr, thirr papushim, e ngrije zërin lart,
Tradhtia peshtiros,
Si derri i zhytur ne balte.
Mbyte gjithçka,
Që shpirtin ta mundon moj Zadrimore,
Merre si njè femijè,
Dashurine tende per dore.
Coje ne qiell, perjetesoje,
Deri ne fund te jetes tende,
Do ta cosh lart tek engjejt,
Porosine e asaj nene!
.
Gj. Dajani. . . . Zadrimë.

Marre ngs libri i 9 me titull

KETU ME PRIT

“”””””””””””””””””””

DOM ANTONIOS
.
Kur Ti erdhe n’fshatin tone,
Gjitheca gjete shume rremuje,
U cuditem pse u vendose ,
Pergjithemone ne dhe te huaj.
.
More nje guxim te madh,
Qe te rrishe ne fshatrat tona,
Ne te gjithe ishim ne hall,
Por tek ne erdh Dom Antonio.
U perpoqe me gjithe shpirt,
Vetem punen ke vlersuar,
Nuk pushove asnje dite,
Fashtit pamjen ke ndryshuar.
Dom Antonio qe n’rruge t’Zotit,
N’fshatin tone gjete ngrohtesi,
Nuk harrohesh mot pas moti,
Ke ndihmuar cdo shtepi.
Pamjen fshatrave ju ndryshove,
Dite e nate vec tuj punu,
Dhjetra njerez i punesove.
Shume ne kemi me t’uru…!
Kur shikoj se semundja erdhi,
Dom Antonio merr guximin
Amanet po ju le t’gjitheve,
Ne Blinisht e du varrimin.
Dhe me t’vertete ne Kishe t’ Blinishtit.
Aty ku njerezit hyjne ne salle,
Gjendet varri i ketij prifti,
Qe shume peripecive u beri balle.
Dom Antonio prehu i qete,
Sa t’kete fryme n’kete toke Zadrime,
Nuk harrohesh per kete jete,
Ke me qindra mijra falenderime…..!

.

Gj. Dajani…….. Blinisht

“””””””””””””””””””

MUZA IME
Mua muzën ma dha nëna,
Si gen gatuar në zemer e gjak,
Dritën e mora nga yjet dhe hëna,
Ma ushqeu nëna qysh në bark.
Rimën i madhi Gjergj Fishta ma dhuroi,
Dhe imazhin nëpër ngjyra e mora,
Kur shkruante sarkazma pa frikë e pa drojë,
Pushtetarët kritikonte si hora!
Pikturuar nga natyra Zadrimore,
Kështu nisi udha ime poetike,
Drejt artit magjik, të ndjerë,
Por shumë e kthjellët në mendime!
E çartur, e përzier, e rrëmuejshme vjen muza,
Por asnjëherë nuk vjen, e mjerë,
Muzen shpesh e marr’ nga populli,
Dhe popullit, lexues…..ja lë në derë”…!
.
Gj. Dajani…….. Zadrimë,

Marrë nga libri me titull

TË FALA nga ZADRIMA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.