22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Greva e urisë në Burgun e Dubravës.

Shkruar nga Prof.Akademik:

Jahja Lluka

Greva e urisë në Burgun e Dubravës.

Në maj të viti 1999 shumë të burgosur shqiptarë janë transferuar në depot e objekteve të Dubravës afër Istogut. Ata janë sjellë aty nga burgje të ndryshme të Kosovës dhe të Serbisë. Njëri nga këta të burgosur ka qenë Ukshin Hoti. Më 19 maj 1999 NATO e ka bombarduar hapësirën afër Burgut dhe Burgun për disa ditë rresht. Duke pasuar këtë gardianët e Burgut kanë bërë një masakër të madhe.
Në shtator të vitit 2000, një grup prej rreth 70 sapo të liruar nga burgjet, të mbijetuar të Dubravës dhe të burgjeve të Serbisë, të mbledhur në një fushë të hapur ku frynte erë filluan grevën e urisë, e cila u organizua nga Reshat Nurboja dhe Jahja Lluka. Në ditën kur unë isha aty, ata i kishte vizituar Hidajet Hyseni nga UNMIK-u, Marian Elena Andreoti dhe Elizabeth Griffin nga Zyra për të drejtat të njeriut e UNMIK-ut, dhe Komandanti i TMK-së gjenerali Agim Çeku.
Të burgosurit e liruar, disa nga ata kishin vetëm dy javë që ishin kthyer, po apelonin tek opinioni publik i përgjithshëm për ndihmë për lirimin e të burgosurve që kishin mbetur në Serbi. Ata po kërkonin që të krijohej një departament i posaçëm në administratën e UNMIK-ut që do të merrej me problemin e të zhdukurve dhe të burgosurve në baza ditore, që të burgosurit dhe familjet e tyre të kenë qasje te sapo i emëruari i Kombeve të Bashkuara. Grupe të tjera, si ai i Nënave të Gjakovës, përkrahin idetë e tyre. Ata gjithashtu duan ndihmë të organizuar për të burgosurit e kthyer, të cilët vuajnë nga problemet e shumta ekonomike dhe sociale. Ata filluan grevën e tyre afër varrit masiv, ku ata u bënë homazhe mbi 100 të burgosurve të cilët ishin varrosur në mënyrë të tmerrshme pas masakrës së majit të kaluar. Kjo është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë dhe është përkeqësuar pas hulumtimeve dhe eks-humimeve të trupave nga ICTY (Haga). Tabela të vogla të hirta, që mbajnë vetëm numrat dhe datën – 26 maj 1999, qëndrojnë në mesin e këpucëve, atleteve, pantallonave, batanijeve dhe dorëzave të gomës. Ishte një pamje trishtuese që i bëri të gjithë me lot.
Por janë gjithashtu të prekshme edhe tregimet e këtyre 70 ish të burgosurve pas shtatë ditë urie, të mbështjellë me batanije që tani bënin kamping para vendit të bombarduar.
Asllani (47 vjeç, mësues): Është vështirë të përshkruhet masakra. Fizikisht dhe psikikisht jemi të lodhur. Më 21 maj 1999, burgu këtu është bombarduar nga NATO. 23 kanë vdekur nga kjo. Ishte e tmerrshme. Unë mendova se do të vdes gjithashtu. Pastaj, ditën tjetër, rojat na mblodhën te fusha e sportit. Ishte ora 6:30 në mëngjes. Ata na rreshtuan. Befasisht kishte shumë të shtëna dhe rreth 80 njerëz vdiqën menjëherë. Ne vrapuam dhe u fshehëm në bodrum. Por, ditën tjetër erdhën paramilitarët me maska dhe na nxorën jashtë. Në fushë ata rreshtuan 500 nga ne. Pastaj na dërguan prapë në bodrum dhe në bunar (pusetë) dhe ekzekutuan shumë njerëz në këtë mënyrë.
Shabani (22 vjeç, student): Kur u rreshtuam, granatat, bombat dhe të shtënat me armë zjarri filluan të hidhen mbi ne. 100 kanë vdekur menjëherë. Shumë janë plagosur. Ne u fshehëm në bodrum, në dhoma. Pastaj katër djem me maska kanë ardhur dhe kanë hedhur mina në dhomë. Ata qëlluan disa njerëz në kokë. Ne ishim fshehur në bodrum. Mëngjesin tjetër ata erdhën prapë. Unë e përqafova vëllanë tim dhe i thashë: “Kjo do të jetë hera e fundit që ne po e shohim njëri-tjetrin”. Na morën nga bodrumi dhe na rreshtuan. Aty ekzekutuan njerëz duke i qëlluar në kokë. Ata qëlluan edhe në bunar, gjithashtu.
Izeti (29 vjeç, kuzhinier): Gjatë gjithë kohës në burgun e Pejës na kanë rrahur. Ne mund të dëgjonim bërtimat e njërit nga të rrahurit, i cili rrihej rreth dy ose tri orë pa ndërprerë. Ai bërtiste shumë. Unë do të bëja çdo gjë që të ndaloja bërtimat e atij personi. Më kujtohet që 18 maji ishte hera e parë që ne kishim ujë të ngrohtë dhe mund të pastroheshim. Pastaj, më 19 maj, nuk na erdhi dreka fare. Ne dëgjuam një eksplodim të madh. Dritaret lëvizën dhe xhamat u thyen. Njëri nga miqtë e mi u plagos. Tavani kishte çarje dhe ne u fshehëm nën krevat. Tentuam të dalim jashtë. Të burgosurit e tjerë erdhën dhe na hapën derën. Ne të gjithë dolëm në oborr. Rojat kishin ikur të gjithë por u kthyen më vonë me armë dhe me komandantin e burgut Miki Vidiq. Ata thanë: Ju donit NATO-në? Shikoni si do t’ju vrasë NATO.
Dema (51 vjeç, punëtor): Kjo letër nuk mjafton për të treguar çfarë kam ndjerë dhe parë në masakrën e këtushme. Tragjedia më e madhe për mua ishte 22 maji. Rojat na rreshtuan në fushën e sportit. Ata qëllonin me të gjitha llojet e armëve. Unë qëndroja në tokë. Pas 10 minutave u ndaluan të shtënat. Unë tentova të iki duke ecur zvarrë nëpër tokë. U futa në bunar dhe shtatë persona të tjerë me mua. Ne shtrënguam mbulojën e bunarit me tela. Pastaj rojat erdhën më 23 maj dhe tentuan ta largojnë mbulojën, e cila ishte shkatërruar në një pjesë nga bombardimi, por ishte shumë e vështirë dhe ata u larguan. Ne i dëgjuam të thoshin: Nuk ka asgjë këtu. Le të shkojmë.
Maki (25 vjeç, student): Më vjen shumë keq, por nuk mund t’ju tregoj në hollësi krejt çka ka ndodhur në Dubravë. Tani, sapo jam liruar nga burgu dhe gjendja ime psikologjike nuk është e mirë. Unë mund të them vetëm se atë ditë unë dhe miqtë e mi kemi përjetuar një kataklizëm psikologjike. Ata ekzekutuan njerëz. Atë ditë të drejtat ndërkombëtare të të burgosurve janë shkelur tërësisht.
Reshati: Ju lutem na ndihmoni që t’i lirojmë të burgosurit. Ne jemi të brengosur për jostabilitetin në Serbi. Ne që jemi në këtë grevë tashmë kemi qenë në një masakër të tmerrshme. Ne po frikohemi se kjo mund t’ju ndodhë edhe atyre. Të burgosurit e mbetur mund të jenë në rrezik të madh. Në burg ne ishim shumë të uritur. E vetmja shujtë që ne e kishim ishte një copë e vogël buke. Ne besojmë që të burgosurit janë shtyrë me dhunë që të votojnë për Milosheviqin ose janë vendosur në izolim.
Ju lutem, kërkoni ndihmë që ata të lirohen. Familjet e tyre kanë paguar të holla për t’i liruar dhe nuk u ka mbetur më asgjë. Ne nuk kemi medikamente. Studentët tanë
Imazhi mund të përmbajë: ‎text that says '‎.זמ 18/02 7. 03. 2002 PROKURORIT TE TRIBUNALIT HAGES PER KRIMET JUGOSLLAVI ISH Keshilli per Mbrojtjen perfaqesuar prof.dr. Pajazit Drejtave HAGE Njeriut deshmive Dubraves, Peje, masakren Drejtave dhe Lirive dhe Keshilli nga Tahir Demaj, burgosurit shqiptar Kunder: PENAL RAKOÇEVIO Burgut Dubraves, Dubraves, Dubraves, ZHIVKOVIO, gardian inspector "Minge" inspector sigurimit Burgune Dubraves, Burgun Dubraves. Sepse: Peje, faktit dite dhe afati burgosurit dënimit, edhe liroheshin diteve fundit Ukshin dalja pos gardian. Nderkaq, Ndërkaq, eshte gjetur Haki Zeqe Dinaj, eshtë liruar dhe Rasim Vranoc Pejes. fshati Raushiq Pejes, maj 1999 forcat eNATO-Si bombardojne nga pese plagosur burgosur. Pejes. burgosurit, tërhigen caktuara. burgosurit‎'‎
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.