23.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Hamit Majkovci

KUR TË VJEN

kur të vjen një stinë tjetër

gjethe në krah

të kujt,

do të pushosh,

cilës erë do t’i drejtohesh,

cilës valë ti, do të lundrosh,

buzë cilit breg,

do të shkruash heshtjen,

moteve të trishta,

cila andërr do të rizgjon?!

Apo ndonjë erë e çmendur,

stuhisë

të arratisesh s’të duron,

sërish t’kthen andej

në atë degë,

ku gjelbërove,

të rrish më e qetë

se dikund tjetër që mendon.

Nuk duket krim, largimi nga dega

por,më dhimbsen lotët

që rrjedhin nga zgavra

e drurit,

prej plagës së viteve.

Nuk di se kush do të jetë i humbur

gabimi i stinëve,

apo zymtësia e ngjyrave

që zbeh fatet,

gjethe e grisur si më gjemba,

në krahror therr,

sikur zogu kur çukit

trupin e lisit,

për ta gjetur ndonj krimb

të fshehur nën lëkurën

e dhimbjes,

mundohet ta shuaj urinë

duke grimëcuar ngjyrat

e kujtimeve që mbesin

kohës sa larg.

“””””””””””””””””””

KËMBËKRYQI YT BABË

Koha ecën unë ende mbaj shikimin

andej

ku mbi kokë shndriste

plisi i bardhë

këmbëkryq si shkëmb,

sa herë fryn erë e mallit

mi shpon brinjt tej-për tej

e përpi me dhimbje ah ,një qiell

të tërë me re.

Ti e ndeze të fundit cigare

dhe s’u ktheve me

pi më,

gaca më duke se rrinë e ndezur,

asnjë erë e mallëngjimit

për më fikë nuk e lë.

Na e le bujarinë e mikpritjen

në zemër

si traditë ndër breza

ashtu siç ishe si burrë

të erdhi dhe vdekja

Këmbëkryq në odë mot pas moti

kur shikoj fotografinë,shpuzore e qelibar

çfarë mungese

vend shpuzës së cigarës

mbi lëkurë të regjur,

e tehpi, më bien lotët

hiç pa ndal…

“”””””””””””””””””

SI NUK FRYNI NJË ERË

Ah,këto mjegulla mbi qiellin tim,

që rigojn lot të fshehur

qysh nuk fryni një erë

e tërbuar

e ti shpjerë matanë….lugjeve

kodrës së etur

e të buzëqesh një herë kjo tokë,

e jo kështu,krahëneza i ka mbuluar

viset e mia,

sa i ftohët më është bërë dheu

gjurmë të ngrira

vjeshtës si më qenë

dimrave të acartë,

rrugëve të akullnajve

që kur linda,çfarë fati pata

për ta mësuar ecjën,ngicave

pak të pash pranverë,

lulet tuaja brymë përsipër

vdekjen, jetës

sa herë e lexova

dhe sërish gjeta shpresën

për ditë më të mira

deri kur unë, në trollin tim

duke pritur si

bimë e ngrirë?!

Që të fryn era,

e të më kthjellohet përgjithmonë qielli,

sa lotët m’janë avulluar

dhe sërish si brymë po bien

dua në paqe trollin tim

me të gjithë njerëzit

ta ngrohë ky dielli!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.