SI RE QIELLIT..
Pse dalin avuj, prej një shpirti
dhe rrjedh loti nëpër faqe
pse në zemër rrinë
një aromë
dhe nuk tretet
jo ,mor fare…?!
Çfarë rrugëtimi qiellit, yjesive
shkëndiave të flakës
universit …
sa trazohen kujtimet
datave sërish ikën
tymit ,reve ,atje mbesin
Sa buzëqeshje të venitura kohës
oxhakut të zemrës
ca avuj dalin
Dritares së shpirtit ,futen rrezet
hartë e grisur kohës tjetër
një dallgë vjen,
një tjetër ikën
Por nuk tretet, jo aroma
as nga erërat e stuhishme
jeton shpresës,nëpër stinë
si një dallgë e fyrishme
Vetëtimë qiellit jetë
a do të shkaktoj shpirtit
përvëlim…
apo vijëzimi hartës së grisur
ka lënë gjurmë…
Era e kohërave s’mund ta zhduk
petaleve të shpirtit
përkund ,aromën e valve të jetës
mbesin tingujt…
si një varkë matanë
brigjeve…që ikën ujërave
pafundësisht…
“”””””””””””
PYLLI.
Pse, o njeri s’je duke e parë ?!
Sytë siç duket tu kanë vërbuar
Se sa, lisa të prerë pyjeve
Ty natyra ,ka me të mallkuar
Zë i çmendur i thrret trishtimit
Dhe gjithçka kthehet në mjerim
E tërë bjeshka përcjell gjëmën
Andej i vetmuar qan një lis
Dhimbjes ndihen mijëra zëra
Zot shpetona ata thërrasin
Zëri i tyre afshit të dhimbjes
Ndërgjegjen njeriut ia vrasin
Bjeshka u zhvesh nga banorët e saj
Cungat mbetën dhimbje e trishtuar
A do të dalin filiza të rinj
Dhe njëherë për ta zbukuruar
Panorama të bukura sërish të kemi
Syrit tonë ,atje ku duhet
Trollit të masakruar filiza t’i vemi
Peisazhit të bukur, që t’ ruhet
Një natyrë të bukur të kemi
T’i ushqejmë sytë nga mrekullia
Melodinë e zogjve ta vemi
Shpirtit me mijëra cicërima