7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Hamit Majkovci

 

XHELOZIA

herë vjen borë ,herë vjen acar
ndonjëherë rigon si shi
sa herë mendjeve,kjo stuhi
i zhduk fjalët një nga një
rrinë nën gaca
e mbuluar nga hiri
dhimbje sjell tek njerëzimi
Nuk ka në botë jetë ideale
qiellit të saj të jesh dritë
mos u bë mjegull trishtimi
por buzëqesh
dhe në kohë të vështirë
Mos dridh bjeshkë,mos përkul male
sepse lisat pas stuhisë
edhe pse duket që janë përkulur
sërish kokën e mbajn përpjet
Mos u kënaq me skëterrë
se mjaftë koha, na sjellë shkrepëtima
lotëve të shpirtit, mos iu bë shtrat
ku të peshoj përherë dhimbja
Mirësi e jo xhelozi…
hartës së shpirtit ,fjolla të bardha
nëpër zemra, mos bëj plagë
por ,pikturo, piktura të bardha
që dhe pas vdekjes
të jetojnë veprat
e fjalët e arta

“”””””””””””””””””””

AI SHIKIM

L'immagine può contenere: fiore, pianta, natura e spazio all'aperto

Ai shikim, që djeg si flakë
Mbështjellur tym, në mes zjarresh
Mbetur mjegull si puhizë
Varkë e dhimbjes, në mes valësh

Po si rrezja që vjen prej dielli
Dhe degët e lisave i përkdhel
Pasqyron shkëndi nga qielli
Gotë me lot,shpirti mbledh

Jetojnë ende ato shikime
Që shfletojnë fletet e shpirtit
Jetojnë ende ato buzëqeshje
Që ngjasojnë në rrezet e diellit

Por, si rrezja e diellit në mëngjes
Që depërton thellësive të hijeve
I përkdhel lulet me vesë
Sërish ngritet atje lartësive

Ca shikime mbesin në jetë
Thellë të ngulitura atje në shpirt
Sa herë fryn ndonjë erë
Reve të shpirtit dallgë përpjet

Ai shikim aq thumbues
Në brendësi të shpirtit ruhet
Si një yll vezullues
Ndizet,fiket por nuk shuhet

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.