2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Hamit Majkovci

ASNJË NGJYRË

Me mjegull të dhimbjes jemi mbështjellur

a çfarë reje po shkon përmbi

nuk e di rrezet e diellit

kur do të kthehen përsëri?!

Dritaret mbyllur po i rrinë shpirtit

aty mbrenda mbajnë mërzinë

ndonjëherë erë dhe breshëri

troket xhamave

çfarë trishtimi të bën vizitë

Ah ! Kornizës së dritareve

ndryshk i kohës mbete dhimbje

që asnjë ngjyrë më,

s’ka për të hjek,

Të mos ketë më festa të heshtura

sepse s’paska gjë ma rëndë

se sa afër me njëri-tjetrin,

por,kem mbetur ,larg shumë larg

Kur do të rigon shiu i jetës

e t’i kthej qiellit të veten freski

e tashoh tokën të buzëqshur

jo më maskë,por si më parë

dhe ty ,o njeri

T’i shoh lulet me ngjyra të veta

e të na ikë, kjo kohë e dhimbjes

të na ngrohin rreze dielli

lindë prej dhimbjes si një dritë

t’i shterngojmë dhe njëherë duart

mysafir ta kem gëzimin

jo,më dhimbjen

për çdo ditë.

“”””””””””””””””””””

PO T’I KTHEHSHA

Po t’i kthehsha dhe njëherë të shkuarës

fëmijërisë do t’ia heqja hidhërimin

atyre këpucave të përbaltura

do t’ua vëja përmbi gëzimin,

Asaj fushës me ca lule

që kem lozur me shokë dikur

do t’ia vëja përsipër mallin

një kala ndertuar

me gurë

Asaj çante të grisur të shkollës

do t’i merrja ëndrrat rinore

t’i shpërndaja andej botës

piktura të dhimbjes

që mbetën kohës

Veç një gjë kurrë s’do ndryshoja,

si atëherë edhe tani

duart e nënës,diellit të botës

mbi të cilat peshon dashuria,

gëzimi, dhimbja

Që atëherë kur e pashë diellin

më mbështolli ,me rrezet e jetës

dhe ngrohtësinë e mijëra

përqafimeve

që edhe sot i ndiej afër vetës

Për duar të saj krenar u rrita

çfarë kujtimesh i mbaj në kokë

sa herë shpirti, ju ka vyshkur

tokës të djegur të shtrenjtës Kosovë

Nuk mburrëm se kurrë se hidhrova

sepse s’thamë të vërtetën

por mburrëm që këshillë e nënës

sa të lumtur ma ka bërë jetën

Kur e sheh lindjen e diellit

dhe e mendon perendimin,

shkrepetimë të duket jeta

me akull të mbështjellur e ke shpirtin

Qiellit të përflakur dhimbje e dashuri

s’mund të kthehesh kohën dot,

mirëpo aromë e nënës

ndihet luleve dhe përtej ,jetës

sa të jetë bota

emrin nënë,s’ka emër tjetër

që e zavendson.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.